Rrugët e lagështa, rrëshqitje të mundshme dheu nëpër grykaShkup, 16 korrik 2018 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Në akset rrugore jashtë mjediseve urbane intensiteti është rritur, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informon LAMM. Për shkak të lagështisë në rrugë, rekomandohet vozitje e kujdesshme, shpejtësi e përshtatur e lëvizjes dhe respektim i sinjalizimit të vendosur në rrugë. Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan - Makedonska Kamenicë - Dellçevë, Vinicë - Berovë, Gostivar - Strazhë, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Katllanovë - Veles, Krushevë - Demir Hisar dhe Resnjë - Bukovë.
|