Nuk ka evidentim se sa kullota në malin e Sharrit janë aktive, të uzurpuara ose të braktisura

Shkup, 16 korrik 2018 (MIA) - Kullotat e Malit të Sharrit janë të mbuluara me dëllinjë, nuk dihet se sa prej tyre janë aktive, të braktisura ose ridestinuara, ndërsa infrastruktura është në gjendje katastrofale. Rrugë pothuajse nuk ka, por, dikush edhe po të dëshirojë, nuk mund të shëtitet dhe të kënaqet në natyrën, përveç nëse nuk vjen me xhip.
Blegtoria këtu ka qen e zhvilluar me vite, por praktikat tradicionale ngadalë po braktisen dhe harrohen.
Kompetentët së pari do ta hartojnë biodiversitetin. Planifikojnë të bëjnë pyllëzim të një pjese të sipërfaqeve me vegjetacion vendas, si dhe të vendosin rrethoja për delet dhe dhitë.
"Ndërmarrja publike për kullotat lidhur me dëllinjën nuk bën asgjë. Gjithçka është mbuluar me bar. Dhentë nuk kanë ku të kullosin. Rrugët janë katastrofë, ndërsa pa ato turistë nuk ka. Çdo ditë jam në Sharr edhe dje isha atje. Turistë ka dhe shumë dëshirojnë të vijnë. "Ju nuk e dini çfarë keni", na thonë, por me këtë infrastrukturë, tani, nuk mund të zhvillojmë turizëm", thotë kryetari i Shoqatës së rritjes së dhenve Mexhit Amiti.

Sipas profesorit Jane Acevski nga Fakulteti i Pylltarisë, kontestuese është ajo që te ne rregulloret ligjore shkelen, ndërsa ajo përfshin edhe papajtueshmëri të madhe. Nga ana tjetër, sërish, direktivat e BE-së e vendosin dëllinjën nën mbrojtje dhe nuk lejojnë prerjen e saj.
"Kërcënimi më i madh serioz për kullotat është mbështjellja e tyre nga bari, ato mbulohen me vegjetacion, veçanërisht me dëllinjë, sepse kjo bimë në mënyrë natyrale përhapet shpejt dhe është shumë invazive. Masa kryesore që të kthehet biodiversiteti është pastrimi i cili më parë është bërë me ndezjen e dëllinjës. Por, do të përballemi me diçka tjetër e cila ende nuk është pengesë pse nuk jemi anëtare e BE-së. Unioni me siguri nuk i kupton rrethanat tona këtu, mënyrën tonë të menaxhimit dhe mbrojtjes së biodiversitetit", sqaron profesori.
Nga Shoqata për zhvillim të qëndrueshëm "Milieukontakt Maqedoni" e cila e zbaton projektin "Mbrojtje të biodiversitetit të kollotave të Malit të Sharrit", apelojnë se është e nevojshme pastrim, restaurim dhe rikonstruim të pjesëve të degraduara të kullotave, hartim të kulturave dhe prodhimeve tradicionale, brendimi dhe promovimi i tyre.
"Mali i Sharrit është i pasur me lloje endemike dhe specie natyrore, por fokusi ynë janë kullotat. Dëshirojmë disa pjesë të tyre t'i ringjallim, t'i mbrojmë nga dëllinjat dhe shkurret, t'i mbjellim me vegjetacion autokton, të bëhen lugje, të kemi zonë të rregulluar bukur e cila do të mundësojë agro dhe eko turizëm, e cila do të jetë një prej zonave të para mbrojtëse ose park dhe monument i natyrës", thekson koordinuesja e projektit Aleksandra Karakashova Sançarska.

Klasifikimi zyrtar tregon se Mali i Sharrit ka kullota malore, kodrinore dhe gëlqerore.
"Në Sharr çdoherë ka ekzistuar blegtoria, ky ka qenë veprimi parimor i banorëve. Por, me kalimin e kohës është lënë pas dore dhe është braktisur. Për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe mbështetjes së pamjaftueshme qeveritare, nuk kanë mundur të vazhdojnë praktikat tradicionale dhe kjo shkakton shkatërrim të kullotave dhe livadheve, ridestinim për qëllime të tjera me çka humbet biodiversiteti", tregon Karakashova Saçkarska.
Nga ndërmarrja publike për ekonomizim me kullotat nuk mund të saktësojnë me sa kullota në të vërtetë disponon Maqedonia për momentin. Drejtori Lulzim Fejzullahu paralajmëron regjistër të kullotave, por vetëm pasi do të sillet zgjidhje e duhur ligjore.

"Nuk kemi të dhëna të sakta, por mendojmë se nën kullota janë rreth 600.000 hektarë nga të cilat 50.000 në Malin e Sharrit. Ky numër nuk është zyrtar sepse në terren përballemi me uzurpim", thotë Fejzullahu dhe shtoi se pas finalizimit të regjistrit që tani më po përgatitet, do të mësohet se sa nga kullotat janë aktive.
Projekti "Mbrojtje e biodiversitetit të kullotave të Malit të Sharrit" filloi në muajin maj të këtij viti dhe do të zgjasë deri në muajin shtator të vitit 2019. Implementohet në bashkëpunim me Shoqatën e agroekonomistëve dhe Ndërmarrjes publike për kullota. Parashikon identifikimin e sipërfaqeve të degraduara dhe përpilim të planeve investuese për revitalizimin e tyre, pastrim të kullotave nga dëllinjat dhe mbështetje të qëndrueshmërisë ekonomike, si dhe të blegtorisë tradicionale. Përveç mbrojtjes së resurseve natyrore, ideja është përmirësimi i jetës së popullatës lokale dhe bashkësisë së biznesit për çka edhe grupet synuese janë fermerë, organizata joqeveritare dhe sektori privat.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail