Mbi 540 fletëparaqitje nga diaspora për votim në referendum, më së shumti në Londër

Shkup, 13 gusht 2018 (MIA) - Gjithsej 542 fletëparaqitje përfundimisht deri në orën 13, sot, janë dorëzuar përmes ueb aplikacionit dijaspora.sec.mk deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor nga qytetarë për votim në përfaqësitë konsullore-diplomatike të Republikës së Maqedonisë në vendet e huaja. Numri më i madh i të fletëparaqitjeve janë nga mërgimtarët në Britani të Madhe.
Prej tyre, 473 fletëparaqitje janë pranuar, nëntë janë refuzuar, ndërsa të tjerat janë në përpunim. Numri i më i madh i fletëparaqitjeve janë dorëzuar për votim në Londër - 50, në Bern - 44, Toronto - 36, Vjenë - 31 dhe në Lubjanë - 29.
Në lidhje me të dhënat nga kontrolli publik në listën zgjedhore, nga KSHZ informojnë se përfundimisht me ditën e djeshme gjithsej 821 qytetarë kanë kryer kontroll publik në njësitë dhe zyrat rajonale të KSHZ-së. Prej tyre, numër më i madh i qytetarëve kontroll kanë kryer në Manastir - 95, në Radovish - 83 dhe Strumicë- 78.
Qytetarët mund t'i kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën zgjedhore gjatë kontrollit publik për referendumin e vjeshtës që zgjat deri më 23 gusht. Nga KSHZ theksojnë se ndryshimet në Listën zgjedhore qytetarët mund t'i bëjnë vetëm me dorëzimin e dokumentacionit adekuat.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail