Zaev: Miqësinë me Bullgarinë duhet ta mirëmbajmë dhe sendërtojmë

Shkup, 13 gusht 2018 (MIA)- Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev i është përgjigjur sot presidentit bullgar Rumen Radev, i cili dje vuri në dukje se nuk ka kërkuar falje për atë që tha se Kryengritja e Ilindenit është maqedonase.
"Apeloj të gjithë bashkë t'i shmangim interesat politike, populizmin e zhveshur", ka thënë Zaev duke shtuar se Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë ka konfirmuar raportet e mira mes vendeve dhe miqësinë e ndërsjellë e cila duhet të mirëmbahet dhe sendërtohet, pasi është në interes të ndërsjellë.
"Unë jam njeri i kujdesshëm dhe dua sinqerisht të ndërtoj miqësi. Republika e Bullgarisë është partner i Republikës së Maqedonisë. Atë e dëshmoi disa herë, e organizoi Samitin e BE- Ballkani Perëndimor dhe u dha afirmim të gjitha vendeve, mes tyre edhe Republikës së Maqedonisë. Ministrat për Punë të Jashtme të Bullgarisë dhe Greqisë si për vendin e tyre luftuan që Maqedonia të merr datë", ka thënë Zaev.
Në pyetjen nëse përfundimisht të dy vendet do të merren vesh se e kujt është Kryengritja e Ilindenit, Zaev tha se ajo është pjesë e historisë së përbashkët.
E fundit, nga vargu i reagimeve nga pala bullgare ishte ajo e presidentit Radev i cili deklaroi se nuk dëgjoi që Zaev ka kërkuar falje për deklaratën për Kryengritjen e Ilindenit.
Ai ka kërkuar aneks të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Nuk ka pranuar falje përmes Fejsbukut dhe konsideron se është e palejueshme dhe e papranueshme që perspektiva euroatlantike e Maqedonisë të vihet para historisë bullgare, identitetit dhe sovranitetit.
"Nuk mund që interesat afatgjate të Bullgarisë të jenë viktimë e marketingut politik", porositi Radev.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail