Qeveria fillon fushatën informative për referendumin, VMRO-DPMNE ende po konsultohet

Shkup, 14 gusht 2018 (MIA) - Qeveria sot në seancë pritet të debatojë dhe do të sjellë vendim për mënyrën me të cilën do t'i informojë opinionin dhe qytetarët për rëndësinë e referendumit vijues dhe rëndësinë që për ardhmërinë e vendit e ka Marrëveshja me Greqinë për zgjidhjen e kontestit me emrin. Nga ana tjetër, megjithatë, opozita ende nuk del me qëndrim nëse do ta mbështes referendumin.
"Përmes fushatës do të përpiqemi që Marrëveshjen me Greqinë ta afrojmë deri te të gjithë qytetarët. Apeloj deri te të gjithë që të shohin se tërë ajo që ishte problematike për identitetin tonë është zgjidhur plotësisht. Është garantuar identiteti maqedonas, gjuha maqedonase, i përkthyer në të gjithë gjuhët. Kjo është luftë historike shekullore edhe e të parëve tanë", tha Zaev pas panelit kushtuar përvjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit.
Ai theksoi se Qeveria që të ndërmarrë masa me qëllim që të gjithë qytetarët në vend të stimulohen ta lexojnë Marrëveshjen dhe të informohen se çfarë në të vërtetë përmban ai.
Sipas Zaev, Qeveria dhe shteti kanë të drejtë të plotë që t'i informojnë opinionin dhe qytetarët para se ata ta sjellin këtë vendim historik.
Paraprakisht, në panelin kushtuar Marrëveshjes së Ohrit u theksua rëndësia e këtij dokumenti si instrument për shembull për zgjidhjen e konflikteve në rajon dhe më gjerë, bindje se me të janë vendosur themelet për ndërtim dhe funksionim të plotë të një shoqërie demokratike multietnike, si dhe besim se në referendumin e ardhshëm të 30 shtatorit qytetarët do ta zgjedhin rrugën evropiane të vendit.
"Sot e ndërtojmë Maqedoninë si një shoqëri dhe një familje për të gjithë", tha Zaev.
E përmendi Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, e cila para një viti ishte nënshkruar me Bullgarinë, por edhe marrëveshja historike për zgjidhjen e kontestit me Greqinë me të cilin përsëriti se është garantuar identiteti maqedonas, që është pranuar dhe njohur nga të gjithë.
"Ashtu si para 17 viteve guximi i qytetarëve, por edhe i politikanëve tanë e nxori Maqedoninë nga kriza, neve tani na jepet mundësia që të jemi të guximshëm, të sjellim vendim të vërtetë që ta sigurojmë të ardhmen tonë, të ardhmen e fëmijëve tanë. E di se më 30 shtator të bashkuar do të ecim me kokën lartë drejt së ardhmes më të ndritur të Maqedonisë. Jam i sigurt dhe besoj fort se do të zgjedhim Maqedoninë evropiane", porositi Zaev.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin e tij në debat theksoi se në të kaluarën madje edhe optimistët më të mëdhenj nuk kanë menduar se pas 17 viteve Maqedonia do të jetë shembull për zgjidhjen e konflikteve dhe për atë se situatat konfliktuoze po transformohen në dialog.
Duke folur për referendumin e vjeshtës ai tha se zgjidhja e kontestit me Greqinë dhe referendumi i ardhshëm është pikë e cila duhet të na bashkojë në tentimin e vendit të bëhet anëtare në BE dhe NATO.
"Do të angazhohemi me të gjithë faktorët me qëllim që të mobilizohemi dhe informojmë çdo qytetar të jetë i vetëdijshëm se në referendumin e ardhshëm në fakt do të ndërtohet ardhmëria", tha Ahmeti dhe shtoi se me këtë fitore në fakt fitojnë paqja dhe stabiliteti.
Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, megjithatë, dje deklaroi se fushata për referendumin më shumë do të jetë informative se sa propaganduese.
"Vlerësoj se qytetarët nuk kanë nevojë të binden, por duhet të informohen për çështjet nga marrëveshja, sepse konsiderojmë se për momentin handikapi më i madh është në fakt mosdija e informacioneve të sakta nga marrëveshja, duke pasur parasysh se sipas anketës vetëm tre për qind e qytetarëve e kanë lexuar marrëveshjen", deklaroi Osmani.
VMRO-DPMNE-ja opozitare, megjithatë, ende nuk ka dalë me qëndrim lidhur me referendumin.
Lideri i partisë i Hristijan Mickoski përsëriti se do të prononcohet rreth asaj se si do të udhëhiqet fushata e referendumit, atëherë kur të përfundojnë konsultimet që i paralajmëruam në kuadër të organeve partiake dhe atëherë do të dalim me qëndrim zyrtar për opinionin.
"Për momentin vijon aksioni i VMRO-DPMNE-së 'Verë për Maqedoninë', jemi vazhdimisht në terren mes qytetarëve, bisedojmë me qindra qytetarë, në baza ditore i konsultojmë edhe trupat partiak, në periudhën që vijon do të kemi mbledhje të Komitetit ekzekutiv dhe qendror të partisë dhe në momente të këtilla historike për Maqedoninë nevojitet debat i thellë në shoqëri", ka thënë Mickoski.
Në pyetjen nëse partia e tij do të merr pjesë në fushatën informative për marrëveshjen e emrit, ai tha se Qeveria nuk ka kapacitet të përballet me një sfidë të këtillë dhe vlerësoi se opinioni në Maqedoni së shpejti do të jetë dëshmitar i një fiaskoje që për rrjedhojë do të ketë gjëra të padefinuara dhe të pavërteta.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail