KSHZ-ja do të formojë këshilla zgjedhorë për diasporën për referendumin

Shkup, 17 gusht 2018 (MIA) - Mbi një mijë shtetas të Maqedonisë të cilët jetojnë jashtë vendit janë paraqitur që të marrin pjesë në referendumin e ardhshëm të vjeshtës. Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) pritet që sot në seancë të zgjedhë anëtarë të këshillave zgjedhorë, të cilët do ta zbatojnë votimin në diasporë.
Deri dje në KSHZ kishte gjithsej 990 paraqitje nga qytetarë për votim në përfaqësitë diplomatiko-konsullare të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit. Prej tyre, 965 paraqitje janë pranuar, 23 janë refuzuar, ndërsa të tjerat janë në përpunim.
Numri më i madh i paraqitjeve janë dorëzuar për votim Bern - 83, në Londër - 77, në Toronto - 60, Lubjanë - 62, Vjenë - 57 dhe Kanberrë - 42. Votim për referendumin e ardhshëm do të ketë vetëm në përfaqësitë diplomatiko-konsullare ku do të ketë mbi dhjetë të paraqitur, ndërsa në PDK ku do të ketë mbi një mijë të paraqitur do të ketë dy dhe më tepër vendvotime varësisht nga numri i tyre. Anëtarët e këshillave zgjedhorë, siç transmeton MIA, do të zgjedhen nga radhët e të punësuarve e të punësuarve në PDK, por, sipas paralajmërimeve, atje ku do të ketë nevojë dhe sipas përzgjedhjes rastësore nga radhët e administratës, të cilët do të dërgohen nga Maqedonia. Këshillat zgjedhorë në referendum janë të përbërë nga tre anëtarë nga radhët e administratës, por procesin mund ta vëzhgojnë edhe përfaqësues të propozuesit të autorizuar dhe të interesuar të tjerë.
KSHZ-ja në periudhën e ardhshme kishte kontakte me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe me ministrin e Diasporës për organizim më të mirë të votimit, por edhe që të bëhen orvatje për racionalizim të shpenzimeve.
KSHZ-ja ka hartuar aplikacion HYPERLINK "http://www.dijaspora.sec.mk/" www.dijaspora.sec.mk përmes së cilës mërgimtarët paraqiten për votim në PDK.
Paraqitja zgjat deri më 23 gusht në mesnatë, kur përfundon edhe verifikimi publik në Listën zgjedhore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail