Ahmeti: Më 30 shtator votohet për paqen, stabilitetin dhe për të ardhme më të mirë

Tetovë, 10 shtator 2018 (MIA) - Me tubimin në Sallën Sportive të Shkollës së Mesme Mjekësore "Nikolla Shtejn" në Tetovë, BDI-ja sonte e filloi fushatën e saj "Dil për Maqedoninë Evropiane".
Lideri i partisë Ali Ahmeti theksoi se të gjithë duhet të punojnë me guxim sepse më 30 shtator, sipas tij, votohet për paqen, stabilitetin, marrëdhëniet më të mira ndëretnike, zhvillimin ekonomik, për një të ardhme më të mirë dhe për atë që të rinjtë të cilët tani largohen në vendet e tjera të qëndrojnë këtu.
"Duhet të punojmë me përkushtim që të gjitha partitë politike, pavarësisht nga kombësia e tyre. Veçanërisht i bëj thirrje VMRO-DPMNE-së të marrë pjesë në fushatën e referendumit, sepse ata gjithashtu duan marrëdhënie më të mira ndëretnike. Ky referendum është referendum uniteti për maqedonasit dhe shqiptarët, sepse për herë të parë ata kanë një kauz të përbashkët për anëtarësim në BE dhe NATO. Ka vende në lindje të cilat nuk duan paqe, stabilitet dhe nuk duan që rajoni të lëvizë drejt Evropës, por duan që ai të mbetet i destabilizuar", tha Ahmeti.
Ai shtoi se për fat të keq ka parti politike maqedonase dhe madje edhe shqiptarë të cilët, siç tha ai, i shërbejnë kësaj errësire nga lindja.
Sipas tij, e vetmja rrugë është NATO-ja dhe BE-ja. Ai beson se nuk është e vërtetë ajo që disa maqedonas mendojnë se do të humbasin identitetin, kulturën dhe gjuhën e tyre.
"Përkundrazi, me anëtarësimin tonë në NATO dhe në BE, vendi ynë po forcohet, identiteti po forcohet, ndërsa jashtë NATO-s dhe BE-së ky vend nuk mund të mbijetojë", tha Ahmeti.
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferi tha se kësaj asambleje iu dha nderi dhe përgjegjësia për të qenë bartës të fushatës së referendumit.
"Fushata do të jetë transparente, e drejtë dhe pa diskriminim. Marrëveshja me Greqinë i hap dhe i bën të prekshme dyert për në NATO dhe këto dy çështje janë të lidhura ngushtë dhe ne nuk mundemi, nëse nuk e pranojmë marrëveshjen të përmbushim qëllimin strategjik për t'u bashkuar me BE-në dhe NATO-n, i cili pranohet në të gjithë botën", tha Xhaferi.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nënvizoi se më 30 shtator Maqedonia duhet të dëshmojë publikisht se jemi pro NATO-s, BE-së dhe popullit amerikan dhe, siç tha ai, me dorën tonë të ndërpresim çdo ëndërr të Rusisë se do të kthehet këtu.
Para të pranishëmve në tubim folën edhe shefi i shtabit qëndror të BDI-së për referendumin Atila Rexhepi dhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail