Debat: Maqedonia në kontekstin e ri të zgjerimit të BE-së

Shkup, 13 shtator 2018 (MIA) - Lëvizja Evropiane e Republikës së Maqedonisë, sot organizon kafe-debat "Evropa midis krizës dhe reformave - Republika e Maqedonisë në kontekstin e ri të zgjerimit".
Debati, siç kumtoi EDRM, organizohet me rastin e referendumit të ardhshëm që në mënyrë strikte ndërlidhet me perspektivën euroatlantike.
Në debat do të diskutohet për klimën politike në Evropë në prag të zgjedhjeve për anëtarë të Parlamentit Evropian. Gjithashtu, do të parashtrohen pyetje të caktuara vitale lidhur me fillimin e mundshëm të negociatave parainkuadruese në fund të vitit 2019.
Në debat do të flasin Dragan Tilev, këshilltar shtetëror në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Ilo Trajkovski profesor në Fakultetin Filozofik pranë UCIM-it, Blerim Reka profesor në Universitetin e Evropës Juglindore - Tetovë, Mileva Gjurovska profesoreshë në Fakultetin Filozofik pranë UCIM-it dhe kryetare e EDRM-së dhe Tërpe Stojanovski, profesor në Fakultetin për Siguri në Universitetin "Shën Klimenti i Ohrit" - Manastir.
Në debat do të marrin pjesë edhe përfaqësues të mjedisit akademik, ambasadorë dhe diplomatë të tjerë, përfaqësues të Qeverisë dhe të Kuvendit të RM-së, sektori civil dhe aktivistë të Lëvizjes Evropiane në Republikën e Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail