Gjykata Kushtetuese hedh poshtë nismën për kontestim të vendimit për referendumin

Shkup, 19 shtator 2018 (MIA) - Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të Vendimit për shpalljen e referendumit, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më 30 korrik të vitit 2018.
Për mospranimin e nismës votuan shtatë gjykatës kushtetues, ndërsa "pro" ishin dy - Elena Gosheva dhe Josif Josifovski.
Gjykatësja raportuese Elena Gosheva paraprakisht propozoi fillimin e një procedure për vendimin për shpalljen e referendumit dhe të vendoset një masë kohore dhe ndërprerje e të gjitha aktiviteteve për një periudhë të caktuar.
Sipas asaj, vendimi përmban disa mangësi juridike. Pyetja për në referendum, siç tha, është manipuluese, lloji i referendumit nuk është i qartë dhe nuk është theksuar emërtimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës. Gosheva konsideron se vendimi për referendumin nuk përmban katër nga shtatë elementet për referendum. Sipas asaj, pyetja duhet të ndahet në tre pyetje.

Qëndrim më ndryshe kanë gjykatësit Darko Kostadinovski dhe Osman Kadriu, të cilët u propozuan për gjykatës kushtetues nga presidenti Gjorge Ivanov. Ata konsiderojnë se vendimi i përmban të gjitha elementet e nevojshme dhe se kërkesat për kontestimin e tij janë të pabaza. Gjykatësi Kostadinovski thotë se ka mangësi juridike, por se ato nuk janë thelbësore dhe nuk janë arsye për fillimin e një procedure.
Për gjykatësin Osman Kadriu, vendimi për shpalljen e referendumit është kushtetues sepse është sjellë me shumicën e votave në Kuvend. Edhe gjykatësit Naser Ajdini, Vangelia Markudova, Sali Murati dhe Vlladimir Stojanovski, si dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese Nikolla Ivanovski thanë se nuk evidentojnë shkelje të dispozitave kushtetuese.
Vetëm gjykatësi Josif Josifovski i dha mbështetje Goshevës. Ai konsideron se vendimi për referendumin nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe pyetja nuk është e paqartë dhe e pasaktë.

Pas prononcimit të të gjithë gjykatësve vijoi votimi me ç'rast nisma për fillimin e një procedure nuk u pranua.
Bartësit të kësaj nisme për vlerësimin e kushtetushmërisë dhe ligjshmërisë të vendimit për shpalljen e referendumit, janë partia politike E majta (Levica) dhe Kongresi Botëror Maqedonas.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail