Ahmeti: Më 30 shtator votohet ardhmëria e vendit

Kumanovë, 23 shtator 2018 (MIA) - BDI-ja ka vazhduar fushatën për referendumin e 30 shtatorit në qytetin e Kumanovës, prej ku lideri i partisë Ali Ahmeti apeloi që sa më shumë qytetarët të dalin të votojnë PËR NATO dhe BE, sepse siç tha ai me 30 shtator vendoset fati i të rinjve dhe brezave që vijnë.
"Nuk ka ekonomi nuk ka investime pa patur stabilitet të qëndrueshëm pa patur siguri. Me 30 shtator votohet për marrëdhënie më të mira ndëretnike. Më 30 shtator votohet edhe për gjeneratat që do të lindin sepse plan B nuk ka, alternativa e vetme është që ky projekt me 30 shtator të votohet dhe të dalë i suksesshëm" shpreht Ahmeti.
Ai thekson se më 30 shtator votohet për konceptin se a do të jemi pro filozofisë perëndimore apo do jemi pro filozofisë lindore.
"Sa ma shumë që të dalim me 30 shtator aq më të fortë do jemi. Kthim pas nuk ka. Ata që mendojnë që ka kthim pas vetëm ëndërrojnë, ne do ecim përpara", u shpreh para kumanovarëve kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail