Zhernovski në sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së

Shkup, 24 shtator 2018 (MIA) - Zëvendësministri i Jashtëm Andrej Zhernovski sot do të qëndrojë për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Gjatë vizitës së tij, parashikohet që të marrë pjesë në takimet bilaterale me përfaqësuesit e lartë të shteteve dhe qeverive, pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme.
Nesër me ftesë të sekretarit amerikan të shtetit, Majk Pompeo, Zhernovski do të marrë pjesë në darkën vjetore tradicionale transatlantike.
Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, zëvendësministri do të marrë pjesë në një darkë pune me kryetarët e qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe në një mëngjes pune me ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim.
Gjithashtu, gjatë Debatit të Përgjithshëm në OKB, ai do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Nelson Mandela 2018, si dhe në takimet e ministrave të jashtëm të organizuar nga Iniciativa Qendrore Evropiane dhe Karta e Adriatikut.
Fokusi i aktiviteteve të Zhernovskit, përveç temave nga axhenda e Asamblesë së Përgjithshme, do të jetë bashkëpunimi dypalësh, përparimi në realizimin e qëllimeve strategjike të politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë, me theks në promovimin e qasjes së re në zgjidhjen e çështjeve bilaterale dhe rajonale dhe në këtë kontekst ndërmarrjen e aktiviteteve, reformave dhe planit kombëtar etj. informojnë nga MPJ.
Një theks i veçantë do të vihet në afirmimin e përfitimeve të marrëveshjes me Greqinë për të kapërcyer mosmarrëveshjen e emrit, duke përfshirë gamën e aktiviteteve brenda OKB-së që do të pasojnë pas hyrjes së saj në fuqi. Në të njëjtën kohë, do të afirmohen aktivitetet e filluara për përshpejtimin e proceseve reformuese që janë bazë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe në NATO.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail