Angjushev për vizitë në kapacitetet ekonomike në Sveti Nikole

Shtip, 10 tetor 2018 (MIA) - Masa qeveritare për industrinë e mishit, me të cilën lirohen nga dogana për disa lëndë të para të caktuara, të cilat i përdorin në procesin e prodhimit, i dha efektet e veta, tha gjatë vizitës së sotme në MIK - Sveti Nikole zëvendëskryeministri, Koço Angjushev. Shifrat tregojnë se me këtë masë qeveritare prodhimi në industrinë e mishit është rritur për 30 për qind, ndërsa eksporti i prodhimeve për 60 për qind.
"Shumë vite industria e mishit përballej me këtë problem të jokonkurrencës së kapaciteteve tona prodhuese edhe në tregun vendor edhe në eksport. Me vendosjen e masës për lirim të doganës të një pjese të lëndës së parë, të cilën kjo industri e mishit e përdor, mendoj se e bëmë hapin e duhur, si Qeveri dhe kontribuuam që kjo industri të ketë rritje dhe zhvillim. Me të vërtetë gjendja ishte e tillë që një pjesë e mirë e kapaciteteve të tilla industriale në industrinë e mishit ishin para mbylljes apo tashmë ishin mbyllur", thotë Angjushev.
Udhëheqësi i MIK Sveti Nikole, Goce Trajçev vërejti se efektet nga kjo masë i kanë ndier gjatë vitit të kaluar, ndërkaq sot, si si përfaqësues i grupacionit të mishit dhe personalisht Angjushevit ia ka dhënë edhe kërkesën e re për vazhdim të kësaj mase për lirim nga dogana të disa lëndëve të para të caktuara dhe atë për gjashtë muajt në vazhdim.

"Industria e mishit nuk kërkon proteksionizëm, nuk kërkon subvencione, kërkojmë vetëm barazim me kushtet e funksionimit së bashku me konkurrentët e huaj, të cilët shfaqen me prodhime të ngjashme apo të këtilla në tregun tonë. Shpresoj se me rezultatet e para i bindëm kompetentët se janë pozitivë dhe se me atë qëllim edhe do ta pranojnë kërkesën", thotë Trajçev.
Zëvendëskryeminsitri Koço Angjushev dhe ministrja e angazhuar për investime të huaja, Zorica Apostollova e vizituan edhe fabrikën BIM në Sveti Nikole, kompani e cila është e orientuar drejt eksportit, ndërkaq është njëra nga 107 kompanitë të cilat nënshkruan marrëveshje për shfrytëzimin e mjeteve nga Fondi për inovacione. Angjushev theksoi se është i kënaqur që në këtë kompani sheh se mjetet janë shfrytëzuar pikërisht në procesin e prodhimit, ndërkaq makina është inovuar nga një inxhinier, i cili është i punësuar në BIM. Kjo makinë ka kontribuuar edhe për rritjen e vëllimit të prodhimtarisë.

Drejtori i BIM-Sveti Nikole, Stojançe Stojanov theksoi se në vitin 2013 vetë kanë bërë investime të mëdha, ndërsa këto mjete nga Fondi për inovacione kanë kontribuuar që ta rrisin dhe përmirësojnë prodhimtarinë. Konsideron se kjo masë është e mirë, por e njëjta, siç tha, edhe duhet të përmirësohet.
Zëvendëskryeministri Angjushev sot pasdite i dëgjoi edhe kërkesat dhe nevojat e afaristëve nga Komuna e Sveti Nikoles.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail