Kumucakos e pyet Koxiasin kush e udhëheq politikën e jashtme, ai apo Kamenos

Athinë, 10 tetor 2018 (MIA) - Demokracia e Re sot reagoi ndaj planit "B" të ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos, që nga ana e tij u prezantua në takimin me Ues Miçell në Uashington, transmetoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.
Përgjegjësi për politikë të jashtme në partinë më të madhe opozitare greke, Jorgos Kumucakos, në profilin e tij zyrtar në Tuiter ka komentuar se Greqia është "vendi i vetëm në planet me dy ministra të punëve të jashtme", deklaroi se "skizofrenia politike dhe diplomatike e qeverisë në çështjen e Shkupit, jo vetëm që vazhdon, por tani po eksportohet edhe në nivel ndërkombëtar" dhe parashtroi pyetje deputetësh, në të cilën kërkon përgjegjësi nga Nikos Koxias, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Kumucakos në letrën me shkrim drejtuar shefit të diplomacisë greke, e përmend atë që e publikoi agjencia shtetërore greke, ndërsa e transmetoi edhe MIA, për propozimet e Kamenosit në takimin me Miçelin në Uashington.
"Zotëri Kamenosi pasi shprehu bindjen se Marrëveshja e Prespës nuk do të ratifikohet në kuvendin e IRJM-së, duket se, kumtoi ka dorëzuar plan alternativ, që "i arrin qëllimet e njëjta gjeopolitike me Marrëveshjen e Prespës, por pa e prekur çështjen e emrit". Konkretisht, sipas korrespondentit të ANA-MPA nga Uashingtoni, ministri grek i Mbrojtjes propozoi 'Marrëveshje mbrojtëse midis Greqisë, IRJM, Shqipërisë dhe Bullgarisë, ndërsa më vonë edhe Serbisë, me qëllim që të krijohet hark i stabilitetit të kufirit verior të vendit'. Gjithashtu, në këtë mënyrë 'do të ndërpritet hyrja ruse në Ballkan dhe do të mbrohet stabiliteti i IRJM-së", ka shkruar Kumucakos në letër.
Përgjegjësi për politikë të jashtme i Demokracisë së Re, kërkon përgjigje nga Koxiasi të katër përgjigjeve mes të cilave "nëse është i njoftuar për ekzistimin e planit alternativ, për zëvendësimin e Marrëveshjes së Prespës?". Nëse përgjigja është pozitive, atëherë Kumucakos kërkon sqarim kush e ka miratuar dhe "a është ky ndryshim publik i politikës së jashtme greke të Ballkanit edhe në çështjen për emrin". Pyet edhe nëse Koxias vlerëson se propozimi i Kamenosit ndihmon në përgatitjet për vizitën e Ciprasit në Rusi në dhjetor.
"Kush e udhëheq politikën e jashtme të vendit? Ministri i Mbrojtjes apo Ju?, " pyet Kumucakos në letrën me pyetje deputetësh deri te ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, transmetoi MIA.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail