Bekteshi: Me projekte konkrete përforcojmë sektorin energjetik në Maqedoni

Shkup 15 tetor 2018 (MIA) - Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim mes Qeverisë së RM-së, Ministrisë së Ekonomisë dhe USAID-it, si dhe mes Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe USAID, në lidhje me "Projektin për mbështetje të reformave në sektorin e energjetikës në Maqedoni".
Me këtë rast, siç informojnë nga Ministria e Ekonomisë, Bekteshi theksoi se nënshkrimi i këtyre dy memorandumeve për bashkëpunimi me USAID-in, njërin për zhvillimin e tregjeve rajonale energjetike dhe tjetri për të mbështetur reformat në sektorin energjetik në Maqedoni, dëshmon qasjen serioze që ka kjo qeveri ndaj sektorit energjetik.
"Për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, energjetika është një nga fushat prioritare strategjike, prandaj i kemi kushtuar vëmendje të veçantë këtij sektori. Objektivi strategjik i saj është që të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori duke bërë të mundur që ajo të jetë konkurruese në tregun e energjisë me përkujdesje të vazhdueshme për ambientin, duke përfshirë edhe ndryshimet klimatik. Prandaj ne po punojmë në përfshirjen sa më të madhe të energjisë rinovuese dhe nxitjen e masave për efikasitet energjetik dhe kemi bashkëpunimin të vazhdueshëm me USAID-in për të siguruar një mjedis të favorshëm për investitorët dhe nga nënshkrimi i memorandumit presim që ky bashkëpunimi ynë të thellohet për të realizuar qëllimet e përcaktuara",tha Bekteshi.
Miratimi i Ligjit për Energjetikë në qershor të 2018 ka hapur shumë mundësi të reja për zhvillime të mëtutjeshme si, bashkimin (i "një ditë e më parë") i tregjeve energjetike me Republikën e Bullgarisë, zbatimin e procedurave për ndarjen e operatorëve transmetues për qasje jo diskriminuese në infrastrukturën e energjisë elektrike dhe të gazit, siguri në furnizim dhe diversifikimin e burimeve të energjisë, realizimin e masave për të mbështetur dhe nxitur prodhimin e energjisë elektrike nga burime të ripërtëritshme të energjisë, mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë dhe shumë përfitime të tjera, shtoi më tej Bekteshi.
Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli nënshkrimin e këtyre memorandumeve e cilësoi si akt të rëndësishëm i cili do t'i ndihmojë qeverisë së RM-së të jetë më afër përmbushjes së rregullativës ligjore të BE-së i cili rregullon tregjet energjetike.
Zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev tha se në kuadër të Projektit të USAID-it, i cili i referohet reformave të sektorit të energjisë, ligji për energjetikë u miratua në maj 2018, i cili është në përputhje të plotë me Direktivat e Treta të BE-së në lidhje me tregun e brendshëm të energjisë dhe me këtë janë inicuar reformat në sektorin energjetik, që është një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë.
Drejtori i Komisionit Rregullator të energjetikës, Marko Bislimovski në fjalimin e tij me këtë rast tha se për zbatimin e plotë të Ligjit për Energjetikë është e nevojshme të miratohen mbi 80 akte nënligjore, rregullore dhe akte të tjera. Procesi i hartimit të këtyre akteve është kompleks dhe kërkon angazhim të madh nga të gjithë aktorët në sektorin e energjisë.
Republika e Maqedonisë, si anëtare e Komunitetit Energjetik, është e obliguar të bëhet pjesë e Tregut të Brendshëm të Energjisë në BE. Me ndihmën teknike të USAID-it, u hartua Ligji i ri për Energjetik, që është në harmonizim të plotë me të ashtuquajturin Pako e Tretë e Direktivave që rregullojnë tregjet energjetike të BE-së. Me këtë, Republika e Maqedonisë plotësoi kërkesat e Komunitetit Energjetik, që rezultoi me tërheqjen e mosmarrëveshjeve të ngritura nga ky institucion evropian ndaj vendit tonë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail