Zaev bëri thirrje për pajtim për 27 prillin dhe deputetët të votojnë për ndryshimet kushtetuese

Shkup, 15 tetor 2018 (MIA) - Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij para deputetëve në fillim të seancës, në të cilën në rend dite është Propozimi për inkuadrimin ndaj ndryshimeve kushtetuese, bëri thirrje që deputetët të votojnë për ndryshime kushtetuese midis partive politike për dhunën në Kuvend për 27 prill të vitit të kaluar.
"Barra e vendimit historik dhe i përgjegjësisë shtrihet në supet e të gjithë neve, por sot përgjegjësia më e madhe është në duart tuaja. çdo deputet sot e ka në duar çelësin e asaj zgjidhje, çelësin për vendimin historik. U bëj thirrje atyre të cilët ende dyshojnë se cila është zgjidhja e duhur ose nëse mendojnë se duhet të përcaktohen për atë zgjedhjen tjetër nëse në përgjithësi izolimi dhe pasiguria mund të jenë zgjedhje, u bëj thirrje atyre që dyshojnë të mendojnë se nuk ka diçka më të vlefshme për të menduar", tha Zaev para deputetëve duke u bërë thirrje të shikojnë në ardhmërinë e gjeneratave.
Zgjedhja tjetër, sipas tij, do të na hedhë në izolim dhe ardhmëri të pasigurt dhe varfëri dhe do të na i kthejë traumat politike që i përjetuam në këto 27 vite pavarësi, e posaçërisht gjatë viteve të fundit.
Vota për të ardhme evropiane të vendit tonë, siç tha, do të na çojë përpara në anëtarësim të barabartë në NATO dhe BE.
"Tani duhet të vendosni nëse do të fitojmë shumë apo do të humbim shumë", tha kryeministri duke theksuar se deputetët duhet të sjellin zgjedhje shtetërore.
Bëri thirrje që dallimet dhe ndarjet politike të vendosen jashtë dhomës ligjdhënëse dhe deputetët ta ndjekin vullnetin e popullit për jetë më të mirë për secilin, për Maqedoni të avancuar.
"Është koha që t'i largojmë mënjanë lojërat politike partiake dhe ta ngrisim para nesh interesin tonë të përbashkët. Nëse dikush në partitë politike nuk është i gatshëm për këtë hap të madh dhe me këtë të dalë nga hija e errët e të kaluarës personale, unë e shfrytëzojë rastin t'i bëj thirrje çdo deputeti që ta bëjë zgjedhjen e vetme të qartë logjike dhe përgjegjëse për ardhmërinë tonë", tha Zaev.
NATO-ja dhe BE-ja janë gjëja e rrallë ose ndoshta e vetme që të gjithëve në Maqedoni na bashkon.
Jemi ndarë shumë politikisht para së gjithash ndër vite. Urrehemi, përgjakemi, vëlla me vëlla nuk flasin për shkak të partive politike, për shkak të sjelljes së individëve në politikë. Për shkak të politikës është ndarë shumë shoqëria sipas drejtimit nga Parlamenti deri në komunat dhe të tjerët e deri tek familja, si qelizë themelore në organizmin tonë të përbashkët Maqedoni, tha Zaev, sipas të cilit është koha t'u thuhet stop ndarjeve.
Kryeministri tha se ky është një moment i shkëlqyer për pajtimin e deputetëve dhe partive politike për ndarjet, të cilat kulmuan me dhunë në Parlament më 27 prill.
"Do të mbyteshim para syve të të tjerëve. Fotografitë e përgjakura arritën gjithandej, ndërsa ndarjet u bënë më të mëdha deri tek qytetarët në të gjitha fshatrat dhe qytetet. Ja mundësia për të falur. Të themi mjaftë është. Të themi se mësojmë nga gabimet dhe se para së gjithash jemi njerëz, vëllezër dhe motra, familjarë dhe miq në Maqedoninë tonë të vogël të përbashkët", tha Zaev.
Qëllimi dhe shënjestra e parë, siç tha e "individëve të manipuluar" ka qenë ai.
"Tani me të vërtetë është mundësi e shkëlqyer duke qëndruar së bashku për të ardhmen e Maqedonisë, për fëmijët tanë dhe të gjithë fëmijët që vijnë pas nesh që të falim dhe të pajtohemi. Nuk ka mundësi më të mirë nga kjo kur i nevojitemi njëri tjetrit, kur i nevojitemi shtetit dhe popullit tonë. Moment i shkëlqyer është që të falim dhe të pajtohemi. Dërgoj mesazh të pajtimit dhe faljes për 27 prillin dhe ngjarjet që kanë ndodhur", tha kryeministri.
Zaevi tha se u bën thirrje të gjithëve edhe pushtetit edhe opozitës që ta bëjnë këtë dhe se dihet që kjo ka çmim politik që është i gatshëm ta paguajë.
"Nuk ka mënyrë tjetër që të pajtohet populli ynë nëse ne nuk pajtohemi fillimisht. Ejani të ngrihemi mbi paragjykimet tona politike dhe të mbartim përgjegjësi", tha kryeministri.
Vendimin e Parlamentit, siç tha, e presin edhe qytetarët edhe bota.
Zaev tha se Qeveria është e gatshme ta jetë maksimalisht e hapur për propozime nga opozita për amendamentet dhe për pranimin e amendamenteve, të cilat do t'i zvogëlojnë komplet shqetësimet e deputetëve, ndërsa në të njëjtën kohë të kundërshtohen në frymën e Marrëveshjes së Prespës.
"Apeloj që ta kryeni detyrën dhe detyrimin tuaj që e urdhëron neni dy i Ligjit për Kuvendin e RM-së që të merrni vendim si përfaqësues të qytetarëve dhe të vendosni sipas bindjes tuaj personale, të drejtës tuaj dhe në të vërtetë përgjegjësisë suaj, si përfaqësues të qytetarëve të votoni të lirë nga presioni politik", theksoi kryeministri. Rruga e vetme, shtoi Zaev, për Maqedoninë është BE-ja dhe NATO-ja.
Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE para votimit për rendin e ditës kërkoi që pika të hiqet nga rendi i ditës, sepse siç tha, kjo çështje nuk ka as kredibilitet zgjedhor, as referendumial. Për propozimin e Dimovskit votuan 39 deputetë, ndërsa kundër ishin 67.
Në fjalimin e tij deputeti i VMRO-DPMNE-së tha se Qeveria me Marrëveshjen e Nivicit ka dalë nga mandati i sa për emrin, sipas tij, del nga Rezoluta nga viti 2008.
"Kuvendi tani duhet të konstatojë se propozimi është i papranueshëm dhe të kthehemi në dokumentet e vitit 2008, të cilat janë të fundit relevante nga aspekti juridik", tha Dimovski, i cili potencoi se ky nuk është shtegu i vërtetë nëpër të cikën është nisur Qeveria.
Deputeti Artan Grubi i BDI-së u bëri thirrje deputetëve nga opozita që t'i përkrahin ndryshimet kushtetuese, duke e krahasuar këtë moment me momente dhe personalitete të cilët janë regjistruar në histori, si në vend, ashtu edhe në botë.
"Për këtë qëllim, duke e pasur parasysh fuqinë e duarve tuaja, duke mos e konsideruar konfrontimin dhe kalkulimet partiake, duke e ditur rëndësinë e vendimit, paramendojeni vendimin tuaj me guximin e njëjtë të të lartpërmendurve dhe me vizionin tuaj personal për të nesërmen. Provokojeni populizmin dhe mosdijen, respektojeni detyrën dhe qëndroni në anën e duhur progresive, njëkohësisht edhe të historisë dhe të së ardhmes", u porositi Grubi kolegëve të tij.
Ai u bëri thirrje, siç tha, të mos fshihen pas popullit, pasi ata janë zgjedhur që ta udhëheqin popullin, e jo të udhëhiqen nga populli.
"Mos mendoni në zgjedhjet e ardhshme, mendoini në gjeneratat e ardhshme, bëhuni protagonistë, e jo statistë", tha Grubi.
Dragan Danev nga VMRO-DPMNE-ja u pajtua se këto janë momente historike për shtetin dhe popullin.
"Nuk mund 120 njerëz të vendosin për dy milionë qytetarë, për gjeneratat e kaluara dhe të ardhshme. Kam përfaqësuar qëndrim edhe unë edhe partia se për këtë çështje duhet të shkohet në referendum dhe të respektohet vullneti i popullit", tha Danev.
Ai tha se referendumi, sipas Kushtetutës dhe ligjeve, nuk ishte i suskesshëm dhe ai nuk do të votojë kundër Kushtetutës dhe vullnetit të qytetarëve.
Nënkryetari i Kuvendit Vesel Memedi u bëri thirrje deputetëve të japin përkrahje për marrëveshjen me Greqinë dhe për ndryshimet kushtetuese.
Ai ta se është e pamundur të arrihet marrëveshje më e mirë, që u konfirmua edhe nga deklaratat e përfaqësuesve ndërkombëtarë.
"Maqedonia shumë vonohet, tre dekada nuk mund të zgjidhet një çështje që është me rëndësi jetësore. Për këtë paguan çmim të madh, ndërsa me prolongimin e mëtejshëm, çmimi do të jetë edhe më i madh. Këtë e dëshirojnë forcat destruktive të cilët përhapin gënjeshtra, shpifje, dëshirojnë anarki dhe nuk i mendojnë mirë shtetit. Për ta asnjë marrëveshje asnjëherë nuk do të jetë mjaftë e mirë, pasi do t'ua shkurtojë mundësinë për funksionim të mëtejshëm destruktiv dhe për realizimin e interesave personalë", tha Memedi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail