LSDM: Ardhmëria në NATO është e sigurt, mbetet që deputetët ta bëjnë hapin e fundit

Shkup, 19 tetor 2018 (MIA)
Maqedonia i fillon negociatat me NATO-n, deputetët ta sigurojnë anëtarësimin përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese.
Republika e Maqedonisë i filloi negociatat inkuadruese për anëtarësim në Aleancën e NATO-s.
Fjala është fjalë, nga një shtet i robëruar deri para dy vitesh, sot Maqedonia fillon një proces për anëtarësim të plotë në NATO, kurse me vendosmëri hapëron edhe drejtë BE-së nëpërmjet procesit të filluar të skriningut.
Suksesi i procesit të reformave i filluar nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM është njohur nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës si plotësim i standardeve të nevojshme për integrimin e plotë në NATO.
Maqedonia hyn në procesin e negociatave, plotësisht e gatshme për t'i pranuar dhe për t'i ndryshuar obligimet nga Marrëveshja e Uashingtonit, si akt themelues për NATO-n, i cili i rregullon principet për anëtarësim në Aleancë dhe me përkushtim të plotë do të marrë pjesë në politikat dhe strukturat e NATO-s.
Rruga është e hapur, ndërsa ardhmëria në NATO është e sigurt, Maqedonia do të bëhet anëtare e 30 e NATO-s.
Tani, mbetet të gjithë deputetët në Kuvend të bëjnë hapin e fundi dhe të përmbyllin Marrëveshjen e Prespës, nëpërmjet miratimit të ndryshimeve kushtetuese të cilët e përforcojnë identitetin maqedonas dhe e hapin rrugën për anëtarësim në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në.

Deputetët kanë përgjegjësi para qytetarëve për të ndjekur vullnetin e shumicës dhe të sigurojnë ardhmëri evropiane për Maqedoninë.
Qendra për komunikim me publikun e LSDM
________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail