Vazhdon gjykimi për rastin “Monstra”

Shkup, 12 nëntor 2018 (MIA) – Në Gjykatën Penale sot vazhdon gjykimi për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës, më 12 prill 2012.

Në seancën e kaluar më 25 tetor, dëshmi kanë dhënë ekspertë të punësuar në laboratorin e ADN-së pranë Ministrisë për Punë të Brendshme. Ekspertët kanë thënë se në veturën “opel omega”, janë vërtetuar katër ADN profile, mes të cilëve edhe të të akuzuarit Alil Demiri.

Prokurorja Fatime Fetai nga PSP, ka kërkuar nga Gjykata të përgjigjet se deri ku është procedura për ekstradimin e të akuzuarve, Alil Demiri dhe Afrim Ismailioviq nga Kosova. Gjykatësi Ognen Stavrev ka thënë se Ministria e Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin e Demirit dhe Ismailoviqit nga Kosova, por që ende nuk ka përgjigje.

Rasti “Monstra” në shkurt të këtij viti filloi nga fillimi dhe ende gjendet në procedurën e dëshmive. Familjarët e të vrarëve në seancën e kaluar kanë reaguar mbi tempin me të cilën zhvillohet rasti, ndërsa prokurorja Fatime Fetai ka kërkuar nga gjykata të caktohen më shumë seanca përnjëherë.

Për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, kur u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor të vitit të kaluar i hoqi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, dhe u caktoi masa kujdesi. Pas heqjes së aktvendimeve, rastin “Monstra” e mori PSP dhe lënda u kthye në rigjykim. fab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail