Ribalanci kaloi në Kuvend, deputetët këtë javë do të presin buxhetin për vitin 2019

Shkup, 12 nëntor 2018 (MIA) – Ndryshimi i buxhetit gjatë fundjavës u mbështet nga deputetët. Pas debatit treditor për ribalancin e plotësuar të Buxhetit me 53 vota “pro” u pranuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ndërsa këtë javë do të arrij edhe propozimi i ri i buxhetit për vitin 2019.

Propozim buxhetin për vitin 2019 Qeveria më së voni duhet ta dorëzoj në Kuvend deri më 15 nëntor, ndërsa me ligj është paraparë të miratohet më 31 dhjetor.

Me ribalancin që u pranua dje janë kryer korrigjime në anën e shpenzimeve me qëllim të sigurimit të përkrahjes financiare për komunat dhe përforcimin e fondeve për sigurimin shëndetësor, sigurimin pensional dhe invalidor dhe Agjencisë për Punësim.

Sipas ministrit të Financave Dragan Tevdovski, në këtë mënyrë me ribalancin u krijua hapësirë fiskale për përforcimin e kapacitetit fiskal të komunave, nëpërmjet mbështetjes financiare të komunave dhe njësitë e tyre shpenzuese në arsim, kulturë, mbrojtjen e fëmijëve dhe të mbrojtjes sociale, me vlerë prej rreth 51 për qind nga detyrimet e paraqitura dhe të papaguara në ESPEO.

Ai konsideron se në këtë mënyrë pritet që të forcohet kapaciteti fiskal i komunave, servsimi i debive dhe marrja e debive nga jashtë.

Me ribalancin e buxhetiti ka ulje të anës së të ardhurave dhe shpenzimeve për 0,5 për qind. Ruhet deficiti buxhetor prej 2,7 për qind, ndërsa rishikohet projeksioni për rritje ekonomike prej 2,8 për qind.

Ana e shpenzimeve të Buxhetiti është korrigjuar në ulje për 1,2 miliardë denarë, respektivisht për 0,5 për qind. bi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail