Gjykata prej sot në tentim të ri për t’ia dorëzuar vendimin Gruevskit

Shkup, 12 nëntor 2018 (MIA) – Gjykata sot do të tentojë sërish t’ia dorëzojë vendimin ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për vuajtjen e dënimit me burg prej dy viteve për lëndën “Tanku” ose do t’ia dorëzojë në dorë në gjykatës, ku ai duhet të vijë për seancën e një lënde tjetër.

Pasi që Gruevski ta marrë vendimin, do të duhej menjëherë të paraqitet në burg për vuajtjen e dënimit për mercedesin e blinduar.

Nëse Gjykata konstaton se Gruevski eviton ta pranojë vendimin, ose do ta marrë atë, ose do të shpallë fletë arrest.

Këshilli penal i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës themelore Shkup 1 të premten i refuzoi ankesat e Gruevskit dhe avokatëve të tij dhe e konfirmoi vendimin e gjykatësit për kryerje të sanksioneve me të cilin ish-kryeministri duhet të paraqitet në burg për vuajtje të dënimit prej dy viteve për lëndën “Tanku”.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të premten Gruevskit nuk arriti t’ia marrë mandatin e deputetit sepse nuk kishte shumicë prej dy të tretave. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail