Garë tradicionale e Babagjyshëve të Plakut të Vitit të Ri në Shkup

Shkup, 7 dhjetor 2018 (MIA) – Të dielën më 23 dhjetor në Shkup do të mbahet një garë tradicionale e babagjyshëve të Vitit të Ri, në të cilën më shumë se qindra pjesëmarrës me kostume të Plakut të Vitit të Ri do të vrapojnë në qendër të kryeqytetit. Gara përveç karakterit garues, ka edhe karakter argëtues dhe në të mund të paraqiten pjesëmarrës nga të gjitha grupmoshat. Gjatësia e shtegut të vrapimit është vetëm dy kilometra dhe mund të vrapojnë edhe fëmijë në shoqërim të prindërve. Paraqitja për pjesëmarrje zhvillohet përmes ueb faqes http://www.prvdovrv.mk.

Fillimi dhe finishi i garës janë në Sheshin Maqedonia, ndërsa do të vrapohet nga Porta e Maqedonisë, Parku “Gruaja Luftëtare”, Holidej In, Ura tek MPJ-ja, afër Vardarit drejt Urës së Gurit dhe përmes urës deri tek finishi. Fillimi i garës është caktuar në orën 12.

Pjesëmarrja në garë kushton 300 denarë, ndërsa 300 të paraqiturit e parë do të marrin kostume të Plakut të Vitit të Ri.

Për fituesit parashikohen çmime, ndërsa për pjesëmarrësit përmes lotarisë do të plotësohen dëshirat e Vitit të Ri pa marrë parasysh rezultatin dhe vendin e fituar.

Para dhe pas garës është parashikuar program me muzikë, nxehje me instruktor fitnesi dhe ceremoni për shpalljen e fituesve.

Garën e organizon shoqata për Sport dhe rekreim i pari deri në majë”, me përkrahje të Koka Kolës dhe qytetit të Shkupit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail