Në ASHAM debat i tretë publik për draft-amendamentet e Kushtetutës (drejtpërdrejt)

Shkup, 7 dhjetor 2018 (MIA) – Në ASHAM sot po mbahet debati i tretë nga pesë debatet publike për katër draft-amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Në debat fjalime do të mbajnë zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov. Rishikim ekspertësh në debat do të japin akademiku Vllado kambovski dhe profesori universitar Svetomir Shkariq, ndërsa akademiku taki Fiti do ta hapë ngjarjen dhe do ta moderojë debatin.

Debati i parë publik për ndryshimet kushtetuese u mbajt të mërkurën në Qeveri, ndërsa i dyti dje në Universitetin FON.

Dy debatet e fundit publike janë caktuar për të hënën në Shtip dhe Tetovë.

Pas përfundimit të debateve publike Qeveria do të duhet t’i dorëzojë raport Kuvendit, ndërsa pastaj kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për 30 ditë të caktojë seancë plenare në të cilën nevojitet shumicë prej dy të tretave për miratimin përfundimtar të ndryshimeve kushtetuese.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail