Çamba: Do të punojmë së bashku me KE-në që Maqedonia të fillojë me procesin e bisedimeve

Shkup, 18 dhjetor 2018 (MIA) – Zgjerimi i Bashkimit Evropian do të jetë në agjendën e kryesimit rumun me Këshillin e Evropës që duhet ta ndërmarrim për disa ditë, ndërsa do të përqendrohemi në Maqedoninë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, porositi ministri rumun i deleguar për Çështje Evropiane Gjorgje Çamba pas takimit me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Bujar Osmani në Shkup.

Ai i përshëndeti dhe i inkurajoi përpjekjet e Qeverisë dhe Kuvendit për ratifikim të Marrëveshjes së Prespës dhe shtoi se kryesimi rumun do të angazhohet për kohezion dhe vlera të përbashkëta evropiane, ndërsa zgjerimin e vlerësoi si një nga politikat më të suksesshme të BE-së për të cilën, siç tha Rumania ka shumë për të thënë dhe dëshiron t’i shpërndajë përvojat e tyre.

“Marrëveshja e Prespës është shembull pozitiv për Evropën dhe flet shumë për rëndësinë e saj, për edhe për vlerën e Qeverisë së Maqedonisë dhe për fqinjët që tentojnë t’i zgjidhin kontestet dhe të gjendet zgjidhje e përbashkët. Pikërisht një nga rezultatet e para të kryesimit rumun do të jetë zgjidhja e një nga problemeve dhe çështjeve më të mëdha gjeografike. Do të punojmë së bashku me Komisionin që të gjenden hapat më të mirë taktik për Maqedoninë që ta arrijë qëllimin e saj strategjik, ndërsa kjo është që të fillojë procesi i bisedimeve. Gjatë kryesimit do të ofrohemi që të veprojmë në emrin tuaj që të shtyhet agjenda pozitive për zgjerim me Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Çamba.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail