Salivan: SHBA-ja fuqimisht e mbështet Marrëveshjen e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese

Shkup, 18 dhjetor 2018 (MIA) – SHBA-ja e mbështet Marrëveshjen e Prespës e cila e hap rrugën e Maqedonisë që ta marrë vendin e merituar në BE dhe në NATO, deklaroi zëvendëssekretari shtetëror amerikan Xhon Salivan në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev.

“SHBA-ja angazhohet për një Evropë Juglindore të qëndrueshme dhe të sigurt, ndërsa Maqedonia është faktor kyç në rajon për arritjen e këtij qëllimi”, porositi Salivan.

Ai shprehu mirënjohje për kryeministrin zaev dhe për shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov, si dhe për deputetët të cilët i kanë mbështetur ndryshimet kushtetuese. U bëri thirrje edhe parlamentarëve të tjerë të japin mbështetje dhe t’i lënë mënjanë qëllimet e ngushta partiake dhe t’i ndjekin interesat kombëtare.

“Votat tuaja e vendosën vendin tuaj në rrugën e një të ardhme të sigurt dhe prosperuese. Si vazhdon procesi në Kuvend i nxisim më shumë deputetë t’i lënë mënjanë interesat partiake dhe të mbesin të fokusuar në qëllimet e përbashkëta strategjike. Nuk ka alternativë tjetër, shpresat për një të ardhme më të ndritshme për vendin tuaj e keni të mundshme”, theksoi Salivan.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail