Dimitrov dhe Salivan: Riafirmim i përkrahjes amerikan në integrimin e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s

Shkup, 18 dhjetor 2018 (MIA) – Ministri i Punëve të jashtme Nikolla Dimitrov, sot pati takim me zëvendëssekretarin shtetëror amerikan, Xhon Salivanin i cili qëndron për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë.

Në takim u konfirmuan marrëdhëniet partnere midis të dy vendeve dhe përkrahja e mëtejshme që SHBA-ja e jep për perspektivat euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Dimitrovi u fokusua në fazën aktuale, përfundimtare të procesit të implementimit të Marrëveshjes së Prespës dhe sfidat e kësaj rruge, duke theksuar se “zbatimi i suksesshëm i saj do të konfirmojë vendosmërinë e Maqedonisë që të jetë një partner stabil dhe i aftë që në mënyrë të pavarur të ballafaqohet me sfidat”.

Dimitrovi, sipas njoftimit të MPJ-së, shtoi se përveç qasjes konstruktive kundrejt fqinjëve, Republika e Maqedonisë, periudhën e kaluar, ka bërë përpjekje të mëdha që të shndërrohet në një demokraci të vërtetë evropiane, përmes reformave për ndërtimin e institucioneve përgjegjëse, media të lira dhe zotërimin e të drejtës.

Zëvendëssekretari shtetëror Salivani theksoi se qëllimi i vizitës së tij është që të riafirmojë përkrahjen amerikane në rrugën historike të integrimit të Republikës së Maqedonisë për në BE dhe në NATO. Ai e përshëndeti inkurajimin dhe vendosmërinë për zgjidhjen e kontestit rreth emrit me Greqinë, si dhe qasjen konstruktive në marrëdhëniet me të gjithë fqinjët, duke shprehur besim se Republika e Maqedonisë së shpejti dhe në mënyrë të merituar do të bëhet anëtarja e re e NATO-s.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail