Trupat e tre viktimave në aksidentin në Leskovcit sot do të transportohen në Shkup

Beograd, 18 dhjetor 2018 (MIA) – Trupat e tre viktimave nga Maqedonia nga aksidenti që ndodhi në Leskovc, sot do të sillen në Maqedoni, ndërsa rreth 15 persona ende janë për mjekim në Nish dhe në Leskovc, kumtoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

“Pas përfundimit të autopsisë në Leskovc, tre viktimat, 68 vjeçarja K.K. nga Koçani, 68 vjeçari V.SH: nga fshati Buçin i Krushevës dhe 63 vjeçarja V.K. nga Kavadari sot do të transportohen për në Maqedoni”.

Dymbëdhjetë personat e lënduar më lehtë dhe dy fëmijë, të cilët u akomoduan në hotelin “Apostoloviq” në Leskovc, dje në mënyrë të organizuar janë sjell në Maqedoni. Nga spitali në Leskovc është lëshuar në mjekim shtëpiak edhe një nga shtetasit e lënduar të Maqedonisë, kështu që në këtë spital gjenden edhe shtatë udhëtarë më lehtë të lënduar.

Tetë personat më rëndë të lënduar nga Maqedonia ende gjenden në Qendrën klinike në Nish, nga të cilët dy udhëtarë me lëndime të rënda në kokë, në boshtin kurrizor dhe me frakturë në kërllok, janë në gjendje serioze shëndetësore dhe janë kyçur në aparatet për frymëmarrje. Të gjithë të tjerët janë stabilizuar dhe nuk janë në rrezik për jetë. Mjekët në këto spitale e ndjekin situatën e të lënduarve dhe siç na deklaruan pas gjendjes së përmirësuar shëndetësore në marrëveshje me institucionet shëndetësore të Maqedonisë, pacientët do të transferohen për mjekim në Maqedoni.

Në spitalin në Leskovc gjenden shoferi i dytë i autobusit, i cili është në gjendje stabile shëndetësore dhe ka lëndime më të lehta. Ai, korrespondentit të MIA-s i ka thënë se në momentin e aksidentit në orën 01:45 minuta ishte duke fjetur dhe nuk e din si ka ardhur deri në ngjarjen tragjike.

Nga policia dhe nga shërbimet hetuese të Serbisë, na informuan se hetimi ende është në vijim dhe se së shpejti do të dalin me të dhëna të plota. Shoferi i autobusit, për shkak të tre viktimave, është në paraburgim.

Udhëtarët të cilët udhëtonin nga më shumë qytete të Maqedonisë për Vjenë me transportuesin “Euro bus” nga Veleshta e Strugës, ishin kryesisht mërgimtarë nga Maqedonia, ndërsa në momentin e fatkeqësisë të gjithë flinin.

Sipas dëshmitarëve, deri te aksidenti kishte ardhur për shkak të kushteve të këqija, akullit dhe shpejtësisë së madhe të shoferit të autobusit nga gati 100 kilometra në orë dhe mundësisë që shoferi të kishte fjetur.

Shoferi i autobusit e kishte humbur kontrollin, kishte dalë nga autostrada, pas çka ishte përmbysur disa herë. Falë intervenimit me kohë për vetëm gjysmë ore nga aksidenti të tetë automjeteve të ndihmës së shpejtë nga Nishi dhe Leskovci, të zjarrfikësve dhe kalimtarëve të rastit, të cilët i nxorën udhëtarët nga autobusi, është parandaluar ndonjë tragjedi më e madhe.

Ndihmë e madhe dhe e pakusht është ofruar edhe nga kryetarët e Nishit dhe Leskovcit nga institucionet e mjekësisë së këtyre qyteteve për shpëtimin e të lënduarve. ob/fb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail