Pas Kundurasit edhe Kokalisi të Grekëve të Pavarur do ta mbështesë Qeverinë e Ciprasit

Athinë, 14 janar, 2019 (MIA) – Do të votoj për besimin e Qeverisë, thotë zëvendësministri i Bujqësisë, Vasilis Kokalis nga radhët e Grekëve të Pavarur, në deklaratën e tij me shkrim dërguar mediave, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Thellë jam i bindur se kjo Qeveri duhet të fitojë mundësi që ta përfundojë punën me një sërë reforma të mëdha dhe ligjeve të cilat do ta kthejnë vendin në normalitet dhe do të shmangin çfarëdo lloji të skenarit për destabilizim. Nga kjo arsye do ta jap votën për besim të Qeverisë”, sqaron Kokalis në deklaratën e tij me shkrim.

Ai, së bashku me bashkëpartiaken e tij ministren e Kulturës Elena Kundura, janë pjesë e delegacionit qeveritar në Kinë.

Të dy ministrat nga radhët e Grekëve të Pavarur nuk morën pjesë në konferencën e djeshme për shtyp të Panos Kamenosit.

Edhe ministrja e Turizmit, paraprakisht deklaroi se e mbështes Qeverinë, pas çfarë Kamenosi, përmes Tuiterit të tij zyrtar e largoi nga grupi i deputetëve të Grekëve të Pavarur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail