Sot pritet që Athina të dërgojë notë verbale deri te Shkupi

Athinë, 11 shkurt 2019 (MIA) – Gjatë ditës së sotme, sipas paralajmërimeve të shefit alternativ të diplomacisë greke, Jorgos Katrugallos, pritet që Athina të dërgojë notë verbale deri te Shkupi, ku do të informojë se Greqia e ka ratifikuar edhe Marrëveshjen e Prespës edhe Protokollin për anëtarësim në NATO, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.

Ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, në intervistën e djeshme për agjencinë shtetërore ANA-MPA, në pyetjen nëse nga java e ardhshme vendi fqinj do të obligohet ta shfrytëzojë emrin e ri, u përgjigj pozitivisht dhe shton se Marrëveshja nga Prespa është e qartë lidhur me këtë.

“Athina ia dorëzon stafetën Shkupit”: Sot nëS hkup notë verbale nga Athina – fillojnë obligimet e tyre”; “Nga IRJM edhe zyrtarisht Maqedonia e Veriut – i ndryshojnë tabelat”; “Sot Shkupi i ndryshon tabelat në Maqedonia e Veriut”: “Të gatshme tabelat zyrtare në Shkup me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut”; “Prej sot ndryshohen tabelat në kufirin e MAqeodnisë së Veriut”, janë vetëm një pjesë e titujve në onlajn edicionet tzë medimeve greke herët në mëngjes, lidhur me ngjarjet e fundit në relacionin Shkup-Athinë.

“Është çështje ditësh e ndryshimit të emrit kushtetues të IRJM-së në ‘Republika e Maqeodnisë së Veriut’, sot Athina deri te Shkupi do tëdërgojë notë verbale me çka do të informojë se nga greqia ka përfunduar procesi i ratifikimit të Marrëveshjes nga Prespa dhe Protokollit për anëtarësim të IRJM-së në NATO, prej ku fillojnë edhe obligimet e Shkupit”, publikoi teëevizioni shtetëror grek, ERT.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail