Mediat greke: Tragjedi në Maqedoninë e Veriut

“Tragjedi në Maqedoninë e Veriut” është titulli që mbizotëron në tekstet e publikuara të mediave greke për aksidentin e djeshëm në autostradën Shkup – Gostivar, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Që mbrëmë një pjesë e mediave në Greqi publikuan për aksidentin e tmerrshëm dhe informacionin fillestar për pesë të vdekur, ndërsa gjatë natës u përditësuan dhe plotësuan tekstet, siç rritje numri i viktimave.

Në mëngjes ndërkaq, mediat e marrin dhe e transmetojnë lajmin me titull “Dy ditë zie kombëtare në Maqedoninë e Veriut për 14 të vdekur në rrokullisjen e autobusit”, të publikuar nga agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

“Edhe një i lënduar iu ka nënshtruar plagëve në rrokullisjen e autobusit në afërsi të Shkupit, me çfarë numri i të vdekurve është rritur në 14. Prej rreth 30 të lënduar që janë hospitalizuar në spitalet në Shkup, të paktën gjashtë luftojnë për jetën”, shkruan ANA-MPA.

Në tekstin është përmendur edhe seanca e mbrëmshme qeveritare dhe vendimi që sot dhe nesër të jenë ditë zie, ndërsa është transmetuar edhe deklarata e kryeministrit Zoran Zaev. sr/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail