Meimarakis: Nominimi për Nobel ndoshta është me qëllim dinak, por është nder për vendin

Athinë, 15 prill 2019 (MIA) – Nominimi i Ciprasit dhe Zaevit për Çmimin Nobel për paqe ndoshta ka qëllim dinak, por pa dyshim, cili do kryeministër të nominohet, ky është nder për vendin, thotë ish-kryetari i Demokracisë së Re, ndërkaq tani kandidat për eurodeputet, Evangelos Meimarakis në intervistë për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA.

Në pyetjen nëse është nder për vendin, propozimi i 33 eurodeputetëve nga 16 vende, për ndarjen e Çmimit Nobel për paqe, Aleksis Ciprasit dhe Zoran Zaevit, Meimarakis, mes tjerash e konfirmon edhe pozitën e Demokracisë së Re lidhur me Marrëveshjen e Prespës, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Publikimi i nominimit gjatë periudhës parazgjedhore jep përshtypjen se ndoshta është me qëllim dinak. Por, propozimi për nominim për Çmimin Nobel për paqe për cilin do kryeministër grek, padyshim se është nder për vendin. Sa i përket Marrëveshjes së Prespës, Demorkacia e Re, në mënyrë gjithpërfshirëse e ka analizuar pozitën e vet dhe qartë bën me dije se nuk është në pajtim me frymën nga Bukureshti, Qeveria greke shpejtoi, pa sqaruar përse. Funksionoi njëanshëm, pa synuar drejt konsensusit nacional që ishte edhe kërkesë e pjesës më të madhe të popullit grek”, thotë Meimarakis për ANA-MPA. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail