Ahmeti nuk i ka dëgjuar “bombat”, kërkon autoritetet të zhvillojnë hetime

Shkup, 5 qershor 2019 (MIA) – Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti Ali Ahmeti ka deklaruar sot se as nuk i ka dëgjuar, as edhe ka qëllim t’i dëgjojë bisedat e përgjuara të cilat janë publikuar në profilin në Fejsbuk të “El Çekës”. Ahmeti në fjalimin në shënimin e 17 vjetorit të themelimit te BDI-së ka thënë se në shtet ka organe kompetente të cilët duhet të zhvillojnë hetime dhe të pastrojnë rastin.

“Në këtë shtet ka organe dhe ne kemi kërkuar të hapet hetim, por jo të përdoren dhe keqpërdoren në tregun e zi biseda private të përgjuara që janë shitur në Bit Pazar, Sofje, Stamboll… Pse nuk publikohen biseda zyrtare të Ali Ahmetit? Vallë, për 17 vite unë nuk kam biseda zyrtare me asnjë funksionar? Por jo, nuk publikohen biseda zyrtare. Por, edhe këto punë do të kalojnë, sepse njerëzit nuk merren me punë të padobishme”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka kërkuar organet gjyqësore të mos zbatojnë drejtësi selektive, jo vetëm në këtë rast, por edhe në gjitha rastet tjera.

“Ky vend ka nevojë për drejtësi, jo të heshtet para punëve që kërkojnë rend dhe zgjidhje”, ka thënë mes tjerash numri një i BDI-së, Ali Ahmeti. fab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail