I pasigurt fati i PSP-së edhe pas takimit të liderëve mes Zaevit dhe Mickovskit

Shkup, 11 shtator 2019 (MIA) – Mbetet i pasigurt fati i Prokurorisë Speciale Publike dhe i lëndëve që i ka hapur kjo prokurori. Liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski pas maratonës gjashtë orëshe në tentim nuk arritën të gjejnë zgjidhje për Ligjin për Prokurorinë publike me të cilin duhet të zgjidhet edhe statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale Publike.

Deri në orët e hershme të mëngjesit nuk kishte ndonjë progres esencial dhe përafrim të qëndrimeve të dy ekipeve negociuese. Ekipet e gazetarëve pas orës dy pas mesnate u larguan nga Kuvendi dhe nuk e pritën rezultatin nga takimi i liderëve.

Dallimi kyç rreth të cilit janë thyer shtizat midis dy ekipeve ishte fati i lëndëve të PSP-së.

Burime të ekipit negociues të LSDM-së njoftuan se VMRO-DPMNE-ja ka insistuar që me ligjin të shfuqizohen lëndët e PSP-së të hapura pas 30 qershorit të vitit 2017. Pushteti ka ofruar të bëhet një prokurori e re për korrupsion të lartë në krye të së cilës do të jetë një prokuror publik i propozuar nga opozita, ndërsa i mbështetur nga 61 deputetë i cili do të mund të ngritë lëndë derisa konfirmohet se ka krim edhe në pushtet. Opozita kërkoi tek ai që të transferohen edhe lëndët nga 18 muajt e para të hapura nga PSP-ja, duke kërkuar mundësi për vjetërsimin e tyre, zvarritje dhe pamundësi të përfundimeve të tyre gjyqësore.

Nga takimi është pritur zgjidhje për Ligjin për PP-në e cila duhet duhet të sillet më së vono deri më 15 shttaor me shumicë prej dy të tretave në Parlament. Ligji është në procedurë kuvendore dhe ka filluar debati i amendamenteve për të.

Deri më 15 shtator përfundon edhe mandati i prokurores speciale publike Katica Janeva e cila për momentin është në paraburgim si e dyshuar për rastin “Reket”. Janeva me njoftimin nga burgu ka dhënë autorizim që të gjitha lëndët nga PSP-ja të kalojnë në Prokurorinë Publike. Prej atje sot konfirmuan kanë dërguar shkresë deri tek PSP-ja për marrjen e lëndëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail