Pendarovski: Nuk ka paralajmërim se Bullgaria do të na bllokojë për negociata me BE

Shkup, 2 tetor 2019 (MIA) – Nuk ka paralajmërime nga kreu shtetëror bullgar se do ta bllokojnë caktimin e datës për fillim të negociatave me BE-në, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp me presidentin malazez Milo Gjukanoviq në vila “Vodno”.

Sipas tij, kreu shtetëror bullgar në mbledhjen e mbajtur të hënën paralajmëroi vendosje të kërkesave të cilat mund të inkuadrohen si pikëreferimi i tyre në rrjedhën e mëtutjeshme të negociatave.

“Nuk ka kurrfarë paralajmërimi nga faktori relevant i Bullgarisë fqinje, nëse është president, Qeveria, ministrat kompetent, se Bullgaria tani do të na bllokojë kah mesi i këtij muaji kur presim të marrim datë për negociata, kur e presim vendimin evropian më 15 ose 17 tetor. Si më tutje, jo vetëm Bullgaria, por ndoshta edhe Greqia nëpër implementimin e mëtutjeshëm të Marrëveshjes së Prespës, ka të bëjë me rrjedhën e negociatave të cilat zgjasin me vite, në atë proces të gjatë, do të shohim. Së pari do të lexojmë dhe dëgjojmë atë që e paralajmërojnë si korrnizë negociuese për këtë çështje, por përsëris ajo është për periudhën e mëtutjeshme kur të fillojmë të negociojmë, shpresojmë nga fillimi i vitit 2020”, tha presidenti Pendarovski.

Ai shtoi se në atë moment kur do ta shohim pozitën negociuese do të mund të themi ne do të përgjigjemi në atë.

“Ne nuk mundemi në korrnizën negociuese hipotetike të parashikojmë se çka mund të kërkojnë ata nga ne. Ai është realiteti në BE, ata që janë brenda kërkojnë ose parashtrojnë kushte për ata që janë jashtë. Ajo mund të vjen edhe nëpër pozitën e përbashkët evropiane. Secila nga vendet anëtare jep imput, ashtu që mendon se është interes i saj nacional dhe ajo në fund për ne prezantohet si kandidat, si pozitë e BE-së”, tha Pendarovski. sa/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail