Holokausti të mos përsëritet, kërcënimet ndaj hebrenjve ende janë problem, ndërsa situata përkeqësohet nëpërmjet mediave sociale

Shkup, 27 janar 2020 (MIA) – Detyra jonë politike dhe morale është të mbështesim të vërtetën për Holokaustin dhe viktimat e tij, asnjëherë të mos harrohen, me qëllim që kjo tragjedi askujt dhe asnjëherë të mos i përsëritet. Përgjegjësia jonë është që me të gjitha forcat të luftojmë kundër antisemitizmit, mohimit dhe tentimeve për interpretim të shtrembëruar të Holokaustit, gjuhës së urrejtjes, diskriminimit dhe gjitha formave tjera të shkeljes së drejtave të njeriut, të cilat me shpejtësi të madhe përhapen para së gjithash në rrjetet sociale.

Këtë e theksoi kryeministri Oliver Spasovski në Akademinë e Përkujtimit të sotëm me rastin e 27 janarit, Ditës Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit. Ndër të tjera, theksoi se duhet përmendur se 7.144 hebrenj nga Shkupi, Manastiri dhe Shtipi u internuan dhe u vranë në kampin e Treblinkës në muajin mars dhe në muajin prill të vitit 1943.

Në këtë drejtim, njoftoi ai, Qeveria, në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin hebre në vendin tonë dhe me Qendrën Përkujtimore të Holokaustit për hebrenjtë maqedonas, është e angazhuar që të punojë në të gjitha fushat që lidhen me Holokaustin, veçanërisht arsimin, si një themel për trajtimin e kujtesës kolektive historike të së keqes dhe përkujtimit të përhershëm dhe respektit për viktimat.

“Unë do të doja të nënvizoja angazhimin e vendosur të Maqedonisë së Veriut për intensifikimin dhe pasurimin e aktiviteteve në të gjitha fushat që lidhen me Holokaustin, kujtimi është hapi i parë në angazhimin tonë të vendosur që kurrë të mos përsëritet një krim i këtillë”, tha mes tjerash Spasovski.

Ai shprehu dhe besimin se tendencat e vendimeve pozitive për, siç tha ai, për shtetin tim, do të vazhdojë edhe këtë vit, mbi të gjitha në lidhje me pritjet tona për hapjen e negociatave të pranimit për anëtarësimin në BE.

Spasovski kujtoi se vendi ynë ishte ndër vendet e para që miratoi përkufizimin e punës së Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit për antisemitizmin, ndërsa në plan është edhe miratimi i përcaktimit të punës së mohimit dhe interpretimit të shtrembëruar të Holokaustit si dhe përkthime në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe për rekomandimet më të reja për mësimin e Holokaustit.

Kryetarja e komunitetit hebre në Maqedoninë e Veriut, Berta Romano – Nikoliç, duke iu referuar Holokaustit, tha se kampi i Aushvicit i kujton botës se kujtimi i kësaj të keqe është detyrimi ynë moral. Në kohën e tanishme, e cila po humb shpejt interesin për vlerat humaniste, ne duhet të promovojmë me këmbëngulje vetveten, të edukojmë breza të rinj, të mos hapim mundësi dhe hapësirë për mos-tolerancën, ksenofobinë, racizmin dhe antisemitizmin, duke krijuar kështu kushte për krime të reja.

“Vetëm kujtimi dhe ndjeshmëria nuk e pengojnë rilindjen e tij, veçanërisht në periudha të vështira, të trazuara dhe të liga, përveç nëse mësojmë ta njohim këtë të keqe. Mbetet paralajmërim i përhershëm se e keqja nuk është mposhtur gjithmonë dhe se tani duhet të heqim çdo ideologji që mund ta sjellë atë në jetë. Detyra jonë morale është të kundërshtojmë me tolerancë zero”, u shpreh Berta Romano-Nikoliç.

Ajo ka treguar se arsimi është ndërtimi i vlerave morale, të cilat në çdo rini, pavarësisht nga kombi apo feja e tyre që ata i përkasin, para së gjithash do të formojnë një qëndrim moral dhe bindje se njeriu duhet të kundërshtojë krimin dhe çdo të keqe që nxitet nga injoranca, primitivizmi, qëndrimi i dallimeve dhe stereotipat.

Ambasadorja e Suedisë në vendin tonë, Kristin F. Bengston duke nënvizuar se Holokausti është krim mizor kundër njerëzimit dhe plagë në historinë njerëzore, Bengston theksoi se kërcënimet dhe urrejtja ndaj hebrenjve janë akoma problem në shoqëritë e sotme dhe gjendja po përkeqësohet, veçanërisht përmes rrjeteve sociale.

“Ne mundemi dhe duhet të bëjmë më shumë për të luftuar antisemitizmin, të kundërshtojmë mohimin dhe shtrembërimin e Holokaustit dhe të promovojmë vlera demokratike si dhe respektimin e të të drejtave të njeriut”, tha ambasadorja Bengston.Qeveria suedeze, theksoi ambasadorja suedeze, është e angazhuar për të luftuar antisemitizmin dhe të gjitha format e tjera të racizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe diskriminimit të motivuar fetarisht si dhe dhunës. Ambasadorja Bengston ka njoftuar se Suedia do të organizojë forum ndërkombëtar në Malme në muajin tetor për të përkujtuar Holokaustin dhe për të luftuar antisemitizmin në vitin 2020 me titull: “Kujtoni dhe Reagoni”. Midis krerëve të shteteve dhe qeverive, të cilët janë të ftuar, së bashku me shkencëtarë, ekspertë, përfaqësues të OJQ-ve, siç njoftohet, është edhe presidenti i shtetit Stevo Pendarovski.

Sipas kryetarit të ASHAM-it Ljupço Kocarev, sot janë dy gjëra të paharrueshme, Dita Ndërkombëtare e Kujtimit të Holokaustit dhe Dëbimi i 7.144 hebrenjve nga Maqedonia në kampin e Treblinkës.

“Shfarosja masive e hebrenjve maqedonas, e hebrenjve në Evropë dhe shkatërrimi i të gjitha gjurmëve tokësore për ekzistencën e tyre, kishin për qëllim të shkatërronin çdo gjurmë të ekzistencës së një populli antik. Për fat të mirë, identiteti hebre vazhdon edhe pse në territorin e Maqedonisë 98 për qind e popullsisë hebraike është likuiduar”, u shpreh kryetari i ASHAM-it, Ljupço Kocarev. bs/fab



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail