Cerar: Shpresoj se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të fillojnë negociata në mars

Selanik, 23 shkurt 2020 (MIA) – Jam optimist se BE-ja do t’i plotësojë premtimet e veta dhe shpresoj se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të fillojnë negociata në mars, deklaroi sot ministri slloven i Punëve të Jashtme, Miro Cerar, para fillimit të Konferencës në Selanik kushtuar perspektivave evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Jam i bindur se Maqedonia e Veriut dhe Greqia kanë bërë progres historik me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Maqedonia e Veriut tregoi pjekuri politike, si dhe inkurajim dhe gatishmëri për reforma. Nuk ka dyshim se Maqedonisë së Veriut do t’i miratohet starti i bisedimeve”, potencoi Cerar.

Ai vlerësoi se Shqipëria, gjithashtu, ka arritur progres, para se gjithash, në procesin e vetingut, kështu që shpreson se dy vendeve do t’u aprovohet fillim i bisedimeve për anëtarësim në mars.

“Sllovenia fuqimisht i mbështet Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për fillim të procesit të bisedimeve. Kjo është me rëndësi të veçantë për qytetarët e dy vendeve”, theksoi Cerar. mb



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail