Viz Er e vazhdoi pezullimin e të gjitha fluturimeve nga dhe deri në Shkup deri më 30 prill

Shkup, 30 mars 2020 (MIA) – Kompania ajrore me buxhet të ulët Viz er, si rezultat i ndalesave të prolonguara për udhëtim në të gjitha fluturimet prej dhe deri në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të vazhdojë pezullimin e të gjitha fluturimeve nga dhe deri në Shkup deri më 30 prill.

Kompania sot kumtoi se udhëtarët me bileta të rezervuara të prekur nga këto fluturime e pezulluara që i kanë bërë rezervimet drejtpërdrejtë në wizzair.com apo në aplikacionin celular të kompanisë ajrore, do të informohen automatikisht përmes porosisë elektronike. Njëqind e njëzet për qind nga shuma e tërësishme do t’u transferohen në mënyrë automatike në llogarinë Wizz të shfrytëzuesish, dhe do të mund t’i shfrytëzojnë gjatë 24 muajve të ardhshëm për blerjen e të gjitha prodhimeve dhe shërbimeve të Wizz.

Udhëtarët gjithashtu mund ta zgjedhin opsionin për kthimin e parave – nëpër të cilën nevojitet më shumë kohë që të realizohet – dhe do të informohen për hapat e nevojshëm të transferimit të parave nëpërmjet bankave apo përmes porosisë elektronike. Në këtë rast udhëtarët do të mund të zgjedhin kthim 100 për qind të shumës. Udhëtarët që kanë bërë rezervim përmes agjencive turistike – përfshirë edhe agjencitë turistike online, duhet të kontaktojnë kompaninë përmes të cilës i kanë blerë biletat.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail