Flamuri i Maqedonisë së Veriut solemnisht do të ngrihet në Bruksel dhe Norfolk për mirëseardhje në NATO

Shkup, 30 mars 2020 (MIA) – Ceremonia e ngritjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut do të mbahet pasdite në selinë e NATO-s në Bruksel, me çfarë do të shënohet aderimi i vendit në Aleancën Veriatlantike.

Si pjesë e solemnitetit dhe ceremonisë përfundimtare të aderimit të vendit në anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO, sot njëkohësisht do të ngrihen tre flamuj të Maqedonisë së Veriut, dy në Belgjikë dhe një në SHBA.

Ceremonia e ngritjes së flamurit do të mbahet njëkohësisht në të njëjtën kohë në selinë e Komandës së Bashkuara për Operacione (Shape – Mons) dhe në selinë e Komandës së Bashkuar të NATO-s për transformime në Norfolk, Virxhini.

Në ngritjen solemne në selinë e NATO-s në Bruksel, në orën 15 sipas kohës së Evropës së Mesme, do të marrin pjesë sekretari i përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryesuesi i i Komitetit Ushtarak të i Aleancës marshalli Stjuart Piç, dhe u.d. shefi i Misionit të Përhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë NATO-s, Zoran Todorov.

Ceremonia solemne e ngritjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut para selisë së NATO-s në Bruksel, përmes video-lidhjes në Shkup do ta ndjekë kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, pas çfarë do të ketë fjalim të shkurtër.

Procedura formale për anëtarësim në NATO zyrtarisht u mbyll më 27 mars pas deponimit të instrumentit për aderim ndaj Marrëveshjes Veriatlantike në Stejt Departamentin e SHBA-së në Uashington, pasi paraprakisht aleatët në NATO e nënshkruan Protokollin për aderim në Maqedoninë e Veriut në shkurt të vitit 2019, pas çfarë të gjitha parlamentet kombëtare votuan për ratifikimin e anëtarësimi të vendit në Aleancë.

Ngjarja në selinë e NATO-s do të emetohet drejtpërdrejt në ueb-faqen e NATO-s.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail