Janë ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për kushte maksimalisht të sigurta për dhurim të gjakut

Shkup, 1 prill 2020 (MIA) – Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në shtet dhe zbatimit të masave dhe rekomandimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për përballje me virusin KOVID-19, nga ana e Kryqit të Kuq të RMV-së dhe Institutit për mjekësi transfuziologjike janë sjellë konkludime të cilat ishin miratuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe janë dërguar drejt të gjitha organizatave komunale të Kryqit të Kuq dhe shërbimeve për mjekësi transfuziologjike.

Kumtojnë se strukturat udhëheqëse të Kryqit të Kuq të RMV-së dhe Institutit për mjekësi transfuziologjike janë në kontakt të vazhdueshëm dhe mbajtën disa takime përmes konferencave në skajp në të cilat ndiqen gjendjet aktuale me rezervat e gjakut dhe produktet e gjakut, caktohen aksione të dhurimit të gjakut, janë caktuar ditët dhe orari i shërbimeve për mjekësi transfuziologjike dhe Qendrës ditore për dhurim të gjakut në SHOH “Dare Xhambaz” për dhurim të gjakut me vetëiniciativë dhe jepen rekomandime Organizatave komunale të Kryqit të Kuq dhe Shërbimeve për mjekësi transfuziologjike.

“Duke i ndjekur rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë të RMV-së, Instituti për mjekësi transfuziologjike i ndjek të gjitha masat e domosdoshme për krijim të kushteve maksimalisht të sigurta për dhurim të gjakut dhe atë: personeli i IMT është plotësisht i trajnuar për zbatimin e të gjitha masave të caktuara higjienike; është vendosur sistem për sigurimin e distancës adekuate mes dhuruesve të gjakut; praktikohet thirrja përmes telefonit e dhuruesve të gjakut me qëllim që të sigurohet vazhdimësi në dhurimin e gjakut në intervale të sigurta kohore (caktim)”, kumtojnë nga Kryqi i Kuq.

Informojnë se në mënyrë aktive e ndjekin gjendjen lidhur me pandeminë e koronavirusit dhe se shëndeti i qytetarëve, i dhuruesve potencial të gjakut dhe personelit mjekësor janë në rend të parë.

Nga Kryqi i Kuq shprehën falënderim për të gjithë dhuruesit e gjakut, pjesëtarët e Armatës së RMV-së, pjesëtarët e policisë dhe punonjësve shëndetësorë të cilët në këtë gjendje jashtëzakonisht të rëndë e cila është e domosdoshme për ekzistimin dhe funksionimin e sistemit shëndetësor.

Nga atje bëjnë thirrje qytetarët t’i ndjekin rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail