Letër e hapur e kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski

Shkup, 7 prill 2020

Letër e hapur për heronjtë, mjekët, profesionistët e shëndetit

Kjo letër u kushtohet njerëzve që janë në vijën e parë të luftës kundër pandemisë infektive të rrezikshme për jetën. Unë po e shkruaj këtë për shkak të dëshirës time, të ndërgjegjes time morale, por mbi të gjitha detyrimit tim si person për të shprehur mirënjohjen time publike për secilin nga ju që sakrifikoni veten, jetën tuaj dhe fatin e familjeve tuaja për të shpëtuar jetën tonë dhe jetën e familjeve tona.

Kjo letër, nuk është politike, por një shprehje e vullnetit tim të thellë të sinqertë, që mund të mos thotë asgjë për askënd, por do të thotë shumë për mua, të them faleminderit për gjithçka që bëni në këto orë dhe ditë kur vendi ynë po përballet me një nga sfidat më serioze të 6 dekadave të kaluara.

Puna juaj e përditshme shpëton jetë dhe ndërsa gjatë kohës së orës policore ose shtetrrethimit secili nga ne është në shtëpi me familjet tona, ju jeni në punë dhe po ndihmoni. Secili duhet të përkulet para punës së madhe që po bëni për vendin tonë dhe këtë popull, me nderin dhe forcën që na bën krenarë. Mendimet e mia janë me njerëzit në bluzave të bardha, si dhe me policët, ata që ruajnë rendin dhe paqen.

Dhe patjetër që nuk mund të mos e komentoj videon që la një përshtypje për mua këtë fundjavë. Në raportimin e gazetarëve nga Kumanova, ku ishte shpallur shtetrrethim, ishte një kalimtare e rastit, një grua e cila po nxitonte me një maskë mjekësore gjysmë të grisur, pyetjes së gazetarit se ku po shkonte në këtë kohë iu përgjigj “unë punoj në spital, duhet të shkoj atje, kan nevojë për mua “.

Tek këta njerëz mbështetet sistemi ynë, e jo tek ndërgjegjja e politikanëve që drejtojnë vendin. Këta njerëz po shpëtojnë jetë, ndërsa për këta të fundit gjithmonë është përshtypja e pashmangshme që ata thjesht duan të shpëtojnë karrierën e tyre. Dhe kjo është beteja më e vogël për karrierat dhe më e madhe për të shpëtuar jetë. Gjithmonë ka paralele me vendet e tjera, por më lejoni të konstatoj se guri peshon më së shumti në vendin tim dhe unë jam më i interesuar për shëndetin e njerëzve që janë këtu me ne dhe mbi supet e të cilëve zhvillohet kjo luftë kundër pandemisë.

Në mënyrë të pashmangshme do të vijë koha dhe ora kur do të na duhet të përballemi me gabimet që janë bërë, pavarësisht nëse u quajt Caca, nëpunës administrativ në Spitalin e Ohrit ose të Veles, por megjithatl puna e mjekëve dhe infermierëve që luftojnë kundër pandemisë nuk duhet të harrohet.

Dhe unë e di që shumë prej jush janë të revoltuar kur dëgjoni që qeveria ka vendosur që “kontat” e veshur me costume të PSP-së do të marrin një shumë të pabesueshme të pagave ose ndonjë kryetar apo ministër i paskrupullt do të marrë shpenzimet për shërbime e hotelierisë ose kur dëgjoni për punësimet partiake në një kohë kur për mjekët nuk ka maska, dhe teste për njerëzit. Por më besoni, ju keni mbështetjen e popullit dhe gjithçka tjetër është e përkohshme. Nëse nuk flasim për këto gjëra me zë të lartë tani, kjo nuk do të thotë se ne do të harrojmë por do të vijë koha kur do t’i kujtojmë.

Dhe kur bëhet fjalë për testet e koronës, megjithëse ministri thotë se gjithçka është në rregull, kryetari i Kumanovës thotë se nuk është ashtu. Megjithëse ne jemi të dy opsioneve të ndryshme politike dhe unë kam një mendim seriozisht të ndryshëm për shumë tema që lidhen me menaxhimin e komunës së Kumanovës, duhet të them se njeriu ka të drejtë kur thotë se Kumanova është lënë në mëshirë të fatit dhe se nuk ka teste. Nevojitet ndihmë urgjente për Kumanovën dhe vëmendje e veçantë nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë për tejkalimin e krizës. Në të njëjtën kohë, ajo që mund të bëj nga pozicioni im është të bëj thirrje për të gjithë profesionistët e shëndetësisë që të aplikojnë për nevojat e ministrisë dhe të ofrojnë shërbimet e tyre në Spitalin e Kumanovës dhe të ndihmojnë sa më shumë që të munden. HUmanizimi duhet të dalë në pah.

Mjekët dhe të gjithë profesionistët e shëndetit duhet të dinë që nuk janë vetëm. Si drejtues i VMRO-DMPNE-së, do të vazhdoj të loboj dhe të kërkoj ndihmë që do të thotë pajisje më të mira për mbrojtjen e mjekëve. Dhe jo vetëm nga Hungaria dhe Sllovenia, por unë do t’ia kërkoj këtë çdo numri që kam në numratorin tim të telefonit që mund të ndihmojë dhe dërgojë ndihmë në Maqedoni. Do të vazhdoj të luftoj me propozime që do të nënkuptojnë mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe shpëtimin e varfërisë në rritje të njerëzve. Dhe për këtë, jam plotësisht i vetëdijshëm se unë do të jem objekt i një linçimi serioz politik nga Qeveria dhe strukturat e saj të paguara, por plotësisht i bindur dhe i gatshëm që jam duke bërë gjënë e duhur për heronjtë e vërtetë në këtë betejë, ne do të vazhdojmë të luftojmë së bashku, dhe sigurisht që do ta fitojmë pandeminë, së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin.

Në të njëjtën kohë, unë tashmë u kam dhënë udhëzim ekspertëve me të cilët ne bashkëpunojmë për të përgatitur një urdhër ligjor që do t’i dorëzojmë Qeverisë përmes ministrit tonë teknik për shpërblimin monetar të punonjësve shëndetësorë për muajt mars, prill dhe maj. Dhe shumë shpejt, në varësi të nivelit të përfshirjes në luftë, ne do të propozojmë një të ngjashme për anëtarët e Ministrisë së Brendshme dhe ARM që marrin pjesë në luftën kundër pandemisë. Këta njerëz janë duke bërë maksimumin duke rrezikuar jetën e tyre dhe ata e meritojnë këtë. Dhe në të njëjtën kohë një mesazh për qeverinë, që ta sjellim këtë në mënyrë unanime, Filipçe për kolegët e tij, Spasovski për punonjësit tanë shëndetësorë, të gjithë së bashku për ata që japin gjithçka në këtë betejë.

Në fund të kësaj letre, unë do të doja të përmendja gazetarët, kameramanët, foto reporterët që investojnë pa u lodhur dhe kryejnë punën e tyre në mënyrë të përsosur në kushte të vështira. Faleminderit që përkundër sfidave serioze, ju mund të rezistoni ndaj presioneve dhe të informoni siç duhet opinionin dhe të rrezikoni shëndetin tuaj.

Dhe unë e di se shumë konkurrentë politikë do të jenë pak konfuzë lidhur me këtë, por ata duhet ta dinë se ka diçka mbi politikën, dhe kjo është shëndeti i njerëzve dhe jeta e tyre. Këtu politika është e parëndësishme, e rëndësishme është që të kemi sukses.

Ju përkulem Juve heronjve! Ju keni falënderimet e mia të sinqerta. Puna juaj nuk do të harrohet.

P.S. Dedikuar atyre që çdo ditë janë në vijn e parë kundër pandemisë kërcënuese për jetën.

Kristijan Mickoski , kryetar i VMRO-DPMNE-së



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail