Spasovski: Kompromis me Kushtetutën nuk ka, zgjedhjet duhet të mbahen 60 ditë nga shpërndarja e Kuvendit

Shtip, 28 maj 2020 (MIA) – Kompromis me Kushtetutën nuk ka. Kushtetuta është e qartë se në afat prej 60 ditëve nga shpërndarja e Kuvendit duhet të mbahen zgjedhje parlamentare, ka thënë sot kryeministri Oliver Spasovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vizitës në Karbinci.

“Nëse kemi nevojë në bazë të analizave se duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme edhe ndonjë ditë për përballjen me pasojat ekonomike, këtë do ta bëjmë edhe kur do të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme, pas 22 ditëve do të mbahen zgjedhjet”, theksoi Spasovski.

Sipas tij, Qeveria deri në fund të javës do të vendos nëse do të ketë shpallje të gjendjes së tretë të jashtëzakonshme, e cila, siç tha, është e nevojshme para së gjithash për zbatimin e masave ekonomike.

“Unë pres se të gjithë do të jenë mjaftë të arsyeshëm, politikisht të mençur për të kuptuar se këto zgjedhje parlamentare duhet të mbahen në momente kur kjo është e mundur edhe në bazë të Kushtetutës dhe ligjit në bazë të kësaj krize shëndetësore”, potencoi Spasovski. fb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail