Petrovska: Do të jemi rigorozë në zbatimin e masave dhe do të përpiqemi që ligji të zbatohet për të gjithë njëlloj

Shkup, 5 qershor 2020 (MIA) – Janë bërë plane për vendosjen dhe veprimin e nëpunësve policorë, ndërsa në mënyrë shtesë janë bërë edhe ekipe të jashtëzakonshme të cilat do të ndjekin se si është duke vepruar policia.

Këtë sot e theksoi zëvendësministrja plotësuese e Punëve të Brendshme Sllavjanka Petrovska duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në pres konferencën lidhur me atë nëse planifikohet rritje e kontrolleve policore në komunat Çair, Aerodrom dhe Saraj.

“Nevoja nga ajo se sa nëpunës policorë do të angazhohen ndryshon vazhdimisht dhe në pajtim me këtë i angazhojmë në terren sipas udhëzimeve të marra nga vetë shefat e sektorëve të Punëve të Brendshme. Për momentin frekuentim ka në Ohër, atje shtesë sot në mëngjes janë dërguar nëpunës policorë të cilët do t’u ndihmojnë kolegëve të tyre”, tha Petrovska.

Policia, thotë ajo, po përpiqet përmes patrullave të mbulojë sa më shumë që mundet në qytetin e Shkupit, megjithatë edhe në ato komuna të cilat janë shpallur kritike.

“Nëse ekzistojnë dëshmi për shkeljen e orës policore, duke i identifikuar më vonë autorët kundër tyre do të ndërmerren masa. Policia për momentin është në territorin e Shkupit, aty ku ka pika fikse, janë vendosur kontrolle, ndërsa pjesët e tjera i kontrollojmë përmes patrullave”, shtoi Petrovska.

Ajo theksoi se do të jenë rigorozë në zbatimin e masave dhe do të përpiqen ligji të zbatohet njëlloj për të gjithë qytetarët.

“Apel për të gjithë qytetarët se policia nuk mund ta zëvendësojë ndërgjegjen e secilit prej nesh”, tha Petrovska. shk/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail