DPHM: Të reshurat nuk do të shkaktojnë dalje të ujit nga shtretët e lumenjve më të mëdhenj, në goditje janë zonat e qytetit

Shkup, 6 korrik 2020 (MIA) – Moti i paqëndrueshëm me shirat e rrëmbyeshëm lokal nuk do të shkaktojë dalje të lumenjve më të mëdhenj nga shtrati, por janë të mundshme dalje të ujit në zonat urbane, kumtoi DPHM.

Sipas Drejtorisë, me reshje intensive afatshkurtra, është e mundur të rritet niveli i ujit të lumenjve dhe përrenjve më të vegjël.

“Përderisa sot dhe nesër do të vazhdojë të mbizotërojë moti i paqëndrueshëm lokal me paraqitjen e shirave të rrëmbyeshëm, bubullimave dhe erës së fortë. Kushtet e tilla të motit nuk do të përbëjnë kërcënim për rrjedhjen e lumenjve më të mëdhenj në vend. Nëse në disa vende reshjet janë më intensive dhe bien brenda kohës së shkurtër dhe nëse është në formën e erës së fortë (e cila pritet gjatë ditës së nesërme) është e mundur dalje e ujit në zonat urbane të qytetit për shkak të pamundësisë së kullimit të ujit. Gjithashtu, me reshje intensive afatshkurtra, është e mundur që në vend të rritet niveli i ujit të lumenjve dhe përrenjve më të vegjël. Në rrethana të tilla, paralajmërojmë lëvizje të kujdesshme përgjatë lumenjve dhe përrenjve më të vegjël në të gjithë vendin”, sipas DPHM-së. bs/mb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail