VMRO-DPMNE: Sektori energjetik përdoret për të derdhur paratë e qytetarëve në xhepat privatë të pushtetit

Shkup, 11 shtator 2020

Populli paguan rrymë më të shtrenjtë, që Zaevi përmes ELEM-it t’i japë tender prej 6,4 milionë euro financuesit të tij.

Populli paguan rrymë më të shtrenjtë, që të mundet Zaevi t’i paguaj financuesit e LSDM-së, përmes tenderëve të milionave.

Kompanitë energjetike të cilat sipas Zaevit punojnë me fitim të ulur dhe për të cilat populli do të duhet të paguajë rrymë më të shtrenjtë nuk kanë problem që të paguajnë tenderë në miliona për financuesit e LSDM-së.

Në ditët kur populli proteston për rrymën e shtrenjtësuar, Zaevi përmes SHA ELEM i dha tender prej 6,4 milionë euro Silian Micevskit, i cili publikisht në gjykatë pranoi se e ka financuar LSDM-në.

Është gënjeshtër se rryma është më lirë. Qytetarët le t’i krahasojnë faturat e vitit 2017 dhe sot do të shohin se Zaevi në mënyrë drastike e ka rritur çmimin që ta fshehë krimin e tij.

I gjithë sektori energjetik përdoret për të derdhur paratë e qytetarëve në xhepat privatë të pushtetit, personave të afërt me pushtetin. Për këtë nevojitet që populli të paguaj më shumë, që të ketë më shumë për të afërmit në pushtet.

Agjencia e Sigurimeve e Strumicës ka marrë dhjetëra milionë euro përmes furnizuesit universal të energjisë elektrike, kamionë me targa të regjistrimit të Strumicës qarkullojnë në REK Manastir, ndërsa firmat e financuesve të LSDM-së marrin tenderë me miliona për nxjerrje të qymyrit.

Dëshira për fitim është shkak për rrymën e shtrenjtësuar dhe të gjitha politikat në energjetikë.

Përfitimi në energjetikë në kurriz të popullit duhet të ndërpritet.

Pushteti menjëherë t’i realizojë kërkesat të cilat i dërgoi populli dhe VMRO-DPMNE-ja:

Kthimi i çmimit të vjetër të rrymës;

Fundjavë pa TVSH në shtator;

Profesionalizim i KRRE-së.

Për shkak të asaj që hesht pushteti, VMRO-DPMNE do të vazhdojë me presionin. Sot në orën 14 do ta bllokojmë udhëkryqin para KRRE-së. Kërkesat e popullit duhet të përmbushen.

Qendra për Komunikime e VMRO-DPMNE-së



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail