Zaev: Edhe në kushte të pandemisë tejkaluan të ardhurat nga doganat dhe dhëniet tjera për plotësim të Buxhetit

Shkup, 14 prill 2021 (MIA) – Në vitin 2020 të ardhurat e plota nga doganat, TVSH-ja, akcizat dhe tarifat e tjera, janë më të larta për 4,8 për qind në krahasim me të planifikuarën. Këto tregues në nivel vjetor, në kohën kur për shkak të pandemisë dukshëm është zvogëluar intensiteti i ekonomisë dhe tregtisë, me punën e tyre të lartë profesionale dhe të ndershme të nëpunësve doganor dhe Drejtorisë doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut u tregua si serioz dhe një nga pjesëmarrësit më të mëdhenj në mbushjen e Buxhetit të vendit tonë.

Këtë e porositi kryeministri Zoran Zaev në video fjalim në të cilin punonjësve doganor dhe Drejtorisë doganore ua ka uruar 14 – Prillin – Ditën e Drejtorisë Doganore, që shënohet vitin e dytë me rradhë. Thekson se një pjesë të madhe nga këto të ardhura Qeveria e ka kthyer dhe e rikahëzoi prapa drejt qytetarëve dhe bashkësisë afariste për punën e qëndrueshme, për ruajtjen e vendeve të punës dhe standardit jetësor. Këto fakte, potencon, vetvetiu flasin se sa i rëndësishëm është roli i Drejtorisë Doganore në krijimin e ambientit ekonomik në shtet.

“Vitin e dytë me rradhë doganierët tanë dhe Drejtoria Doganore e shënojnë – Ditën e doganës, në gjendje të veçantë të jashtëzakonshme për shkak të masave për parandalim të përhapjes së koronavirusit. Por edhe në kushte të tilla u japim mirënjohje për përkushtimin e tyre dhe për shkak të përpjekjeve të jashtëzakonshme dhe të nevojshme që i bëjnë, së bashku me të gjitha organet dhe ministritë në Qeveri për mbajtje të aktivitetit ekonomik dhe mbështetjes të punës së operatorëve ekonomik në tregtinë ndërkombëtare dhe në eksport dhe import”, thotë Zaev në urim.

Drejtoria Doganore dhe punonjësit doganor, saktëson, janë kontakti i parë me vendin tonë – ata janë fytyra e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa doganat janë pjesë e bashkëqytetarëve tanë më të ekspozuar në kërcënimet nga virusi.

“Megjithatë edhe në kushte të tilla ata i pranuan sfidat që të sigurohet lëvizje e shpejtë dhe e pandërprerë tejkufitare e mallrave, udhëtarëve dhe mjeteve transportuese. Drejtoria Doganore e pranoi konceptin për punë doganore evropiane dhe zbatoi shumë masa për lehtësim të punës së të gjithë pjesëmarrësve në procedurat doganore. Si rezultat i përkushtimit të të punësuarve në të gjitha nivelet mbesim liderë në punën digjitale. Një pjesë e madhe e procedurave doganore të cilat janë realizuar në letër tani janë zëvendësuar me procedura elektronike dhe nga ky muaj eksporti i shtetit bëhet tërësisht në mënyrë elektronike dhe pa letra”, potencon Zaev.

Dërgon urime nga zemra deri te të gjithë punonjësit doganor me rastin e Ditës së tyre të Doganës.

“Para se gjithash u dëshiroj shëndet. Në emrin e të gjithë qytetarëve tanë dhe kompanive u dëshiroj me sukses të vazhdoni me zbatimin e të gjitha instrumenteve përkatëse me të cilat merrni pjesë në konsolidimin ekonomik të vendit në kushte të KOVID-19.

Ky është kontribut i rëndësishëm i nëpunësve doganor në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët – t’ua kthejnë përditshmërinë normale qytetarëve sa më shpejtë që është e mundur. Le të jetë festë 14 Prilli – Dita e doganës, potencon Zaev në video fjalim. sa/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail