UNFPA: Gjysma e grave në shtetet në zhvillim nuk vendosin për trupin e vet

Nju-Jork, 14 prill 2021 (MIA) – Vetëm gjysma e grave në shtetet në zhvillim kanë kontroll ndaj trupave të tyre – vendime për marrëdhënie seksuale, mbrojtje shëndetësore dhe kontraceptim, tregoi raporti I KB-së.

Në dokument ceket se grave dhe vajzave u ndalohet të kenë qasje drejt kontraceptimit apo abortit, testohen për virgjinitet dhe duhet të martohen që fëmijë.

“E drejta e autonomisë mbi trupat e dikujt do të thotë e drejtë e zgjedhjes pa frikë nga dhuna apo dikush tjetër të vendosë për ne”, thotë Natalia Kanem, shefe e Agjencisë së KB-së për shëndet seksual dhe riprodhues (UNFPA).

Gratë në Afrikën subsahariane, Azinë Jugore dhe Qendrore kanë kontrollin më të vogël ndaj trupave të vet, për shembull në vendimet për marrëdhënie seksuale apo qasje drejt shërbimeve shëndetësore seksuale pa miratim të të afërmëve meshkuj ap aprtnerët, thekson UNFPA:

Në vendet si Mali, Niger dhe Senegal, vetëm 10 për qind e grave kanë “autonomi fizike”, thuhet në raportin në të cilin janë analizuar disa grupe të dhënash për barazi gjinore, shëdnet seksual dhe qasje drejt kontraceptimit në 57 vende.

“Pabarazia gjinore është pengesa më poshtëruese dhe më e përhapur për autonominë trupore. Fillon që ga mosha më e re”, thekson Kanem, pediatre dhe epidemiologe, e cila shtoi se situatën e përkeqësojnë pandemia e koronavirusit.

“Ajo që ishte vështirë, tani është akoma më keq për shkak të pandemisë me Kovid-19, që rezultoi me dhunë të shtuar seksuale, më shumë shtatzëni të padëshiruara dhe barriera të reja për qasje drejt shërbimeve shëndetësore, me humbje të vendit të punës dhe arsimit”.

UNFPA në prill të vitit të kaluar kumtoi se masat globale për mbyllje të përgjithshme mund të çojnë deri në 20 për qind më shumë dhunë familjare, sepse viktimat do të jenë të mbyllura me ata që ushtrojnë dhunë ndaj tyre.

Hulumtuesit gjithashtu parapanë se do të ketë 13 milionë më shumë martesa të fëmijëve në dekadën e ardhshme, si dhe edhe dy milionë raste të synetimit femëror sepse pandemia do t’I pengojë nismat globale kundër këtyre praktikave.

Varfëria e shtuar si rezultat I recesionit global do të detyrojë gjithnjë e më shumë familje më herët t’I martojnë vajzat e veta, thekson në raport UNFPA.

Edhe përkundër përkeqësimeve të tilla, raporti I Bankës botërore I publikuar në shkurt tregoi se 27 shtete vitin e kaluar I reformuan ligjet e veta për t’I bërë gratë ekonomikisht më të barabarta me burrat. ab



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail