A do të vazhdohen masat restriktive pas 20 prillit do të varet nga gjendja epidemiologjike

Shkup, 15 prill 2021 (MIA) – Vazhdimi i masave të tanishme restriktive pas 20 prillit do të varet nga gjendja epidemiologjike dhe indikatorët të cilat ndiqen gjatë sjelljes së vendimeve për vendosjen e tyre, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai shtoi se nëse ka nevojë masat mund të vazhdohen ose të modifikohen.

“Nuk do të ketë asnjë parametër tjetër ose kriter përveç mbrojtjes së shëndetit, ndërsa në atë kuptim vlerësimi i gjendjes epidemiologjike e cila do të jetë arsye që masat të vazhdojnë ose të modifikohen”, tha ministri i Shëndetësisë.

Ai theksoi se institucionet kompetente do të bisedojnë për këtë dhe sipas gjendjes do të sjellin vendime adekuate.

“Në atë kuptim vlerësime do të bëhen edhe gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme dhe sipas asaj do të vendoset”, tha Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës së pikës vaksinuese në Sallën “Boris Trajkovski”.

Për momentin në fuqi është kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në periudhën nga ora 20:00 deri në 05:00, ndërsa janë mbyllur edhe gastronomitë, ndërsa me pikë për pagesë funksionojnë bastoret.

Ministri Filipçe është përgjigjur edhe në pyetjet për informatat e mungesës së reagensave për analiza laboratorike dhe teste të shpejta dhe me ç’rast theksoi që pas kontrollit të bërë është konstatuar se në të gjitha laboratoritë ka sasi tërësisht të mjaftueshme të reagensave për analizat e zakonshme, si dhe nëse ato që kanë të bëjnë me Kovid-19. Ka, theksoi ministri, edhe tërësisht sasi të mjaftueshme të testeve të shpejta në të gjitha pikat. sa/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail