Pendarovski për vizitë në “Krivollak” në prag të stërvitjes ndërkombëtare “Goditje e vendosur – 21”

Shkup, 19 prill 2021 (MIA) – Presidenti Stevo Pendarovski sot ishte për vizitë në Poligonin e armatës “Krivolak”, ku u informua për aktivitetet e pjesëtarëve të Armatës dhe Batalionit të 15-të inxhinierik të Forcave të armatosura të SHBA-së, në prag të stërvitjes së madhe ndërkombëtare “Goditje e vendosur – 21”.

Siç kumtuan nga Kabineti I shefit të shtetit, Pendarovski ka vizituar një pjesë të terrenit, si dhe objektet e akomodimit ku janë planifikuar aktivitetet për ushtrimin e ardhshëm “Goditje e vendosur – 21” dhe u prezantua me planin për të përmirësuar infrastrukturën dhe projektet e planifikuara të mëtejshme që kanë për qëllim të promovojnë “Krivolak” në një qendër moderne të trajnimit ushtarak ku operacionet e trajnimit mund të kryhen në përputhje me të gjitha standardet e NATO-s. Thuhet se presidenti Pendarovski inspektoi aktivitetet ndërtimore që janë duke u zbatuar me qëllim të azhurnimit dhe zgjerimit të aftësive trajnuese dhe stërvitore të terrenit të trajnimit.

“Presidenti vlerësoi se Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut si anëtare e NATO-s me stërvitjen e ardhshme do të ketë një mundësi të shkëlqyeshme për të përmirësuar ndërveprimin me vendet e tjera anëtare të NATO-s”, thuhet në kumtesë.

Gjatë vizitës, presidentit Pendarovski iu prezantuan aktivitetet e planifikuara në lidhje me vlerësimin fillestar të batalionit të deklaruar të këmbësorisë së lehtë, sipas standardeve të NATO-s “KREVAL” që do të mbahet gjatë vitit 2022. Presidenti Pendarovski, theksohet, shprehu shpresën se aftësitë luftarake të këtij batalioni do të vlerësohen me sukses, në përputhje me standardet më të larta të NATO-s dhe do të certifikohen si aftësi luftarake për kryerjen e operacioneve të NATO-s.

Presidenti Pendarovski gjithashtu u njoftua edhe me funksionimin e Kovid qendrës në kuadër të poligonit Krivolak, e cila u krijua për të parandaluar përhapjen e Kovid-19, para dhe gjatë stërvitjes.

Stërvitja “Goditje e vendosur – 21” do të mbahet në periudhën nga 17 majit deri më – 2 qershor të vitit 2021 në poligonin e armatës “Krivolak”. Rreth 1,100 pjesëtarë të Armatës, rreth 300 trupa amerikane dhe rreth 20 anëtarë të Forcave të armatosura greke dhe bullgare. fb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail