Vazhdon procesi i vaksinimit, nëse ka nevojë do të furnizohen vaksina edhe nga “Torllak”

Shkup, 21 prill 2021 (MIA) – Vazhdon procesi i vaksinimit në vend. Deri më tani, që nga 18 prilli, janë vaksinuar 7.020 punëtorë shëndetësorë me dozën e parë dhe 6.750 me dozën e dytë të vaksinës kundër Kovid-19. Që nga 31 marsi, kur filloi vaksinimi i popullsisë për personat mbi moshën 73 vjeçe, 13.575 persona janë vaksinuar. Më 5 prill, vaksinimi masiv filloi në një pikë vaksinimi në sallën “Boris Trajkovski”, ku gjithsej 18.376 persona u vaksinuan. Dy ditë më parë, 10 mijë vaksina nga “Fajzer” mbërritën në vend, dhe gjatë këtij muaji pritet nga prodhuesit e tjerë. Vendi ka bërë porosi për mbi 2 milion vaksina, por që nga dje, nëse paraqitet nevoja, ne do të jemi në gjendje të sigurojmë vaksina nga Instituti i Virologjisë, Vaksinave dhe Serumeve “Torllak” nga Serbia.

Ministri Filipçe tha se Instituti për Virologji, Vaksina dhe Serume “Torlak” nga Beogradi do të jetë vendi ku ne për çdo porosi të mëtejshme të vaksinave mund të drejtohemi dhe në pajtim me kapacitetin mund të konsiderojmë se do të ketë sasi të mjaftueshme edhe për qytetarët tanë.

Ai theksoi se në takim me ministrin serb të Shëndetësisë Zlatibor Lonçar, ku kanë biseduar për temat e rëndësishme në pjesën e menaxhimit të krizës së përgjithshme me Kovid-19 edhe në pjesën e masave dhe rekomandimeve epidemiologjik edhe në pjesën e trajtimit të pacientëve dhe infrastrukturës dhe sendërtimit të saj, kanë shkëmbyer përvoja për qasjen në pjesën e krijimit të qendrave kovid, qasje terapeutike dhe dallimeve te pacientët sipas pasqyrës klinike në këtë valë krahasuar me valën e vitit të kaluar.

“Konkluduam se shumë punë janë shumë të ngjashme, gjegjësisht të njëjta dhe se përfundimisht në rajon praktikisht ka lëvizje identike sa i përket epidemisë. Shpreha falënderim të madh për vaksinat e donuara dhe në këtë kuptim pas bisedës konfirmova se të gjithë kolegët serbë të cilët do të tranzitojnë në vendin tonë do të lirohen nga pagesa në pikapagesa si një gjest nga ana jonë pas donacionit të vaksinave që e morëm nga Serbia”, theksoi Filipçe.

Ky Institut, theksoi ministri, është i njohur për ekspertizën dhe përvojën e tij dhe ekziston pothuajse 100 vjet.

Ai shtoi se bashkëpunimi, siç edhe tani po zhvillohet në pjesën e menaxhimit të krizës me kovid, gjithashtu siç paraprakisht është zhvilluar në pjesën e bashkëpunimit në shumë profesione të tjera të shëndetësisë dhe mjekësisë, do të vazhdojë edhe më tej.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë së Serbisë, Mirsad Gjerlek tha se në Institutin “Torlak” tashmë po përgatitet prodhimi i vaksinave “Sputnik V”.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve Gjerleku tha se presin që dozat e para t’i prodhojnë midis 5 dhe 10 qershor dje se shpreson deri më 5 korrik të prodhohen rreth një milion doza të vaksinave “Sputnik V”.

Ai potencoi se mbrëmë për vizitë në “Torlak” ka qenë edhe kryetari i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge, i cili deklaroi se prioritet i tij janë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht ka përshëndetur atë që Serbia do të prodhojë vaksina “Sputnik”, por edhe të “Sinofarmit”, që do të fillojnë ta prodhojnë shumë shpejt në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe me Kinën.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve Filipçe tha se rivaksinimi i qytetarëve tanë që janë vaksinuar në Serbi vijon pas 12 javëve nga doza e parë dhe kjo do të jetë një periudhë kur tashmë do të ketë sasi të mjaftueshme të vaksinave nga të gjithë prodhuesit.

Është shumë e sigurt se vaksina kundër KOVID-19 do të bëhet sezonale ndërsa duke e pasur parasysh përvojën e deritanishme dhe problemet, në periudhën që pason, Instituti i Serbisë për Virusologji, vaksina dhe serume “Torllak” do të jetë partneri ynë strategjik për furnizimin e vaksinave, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun serb, Zllatibor Lonçar.

Pyetjes së MIA-s, se për çfarë partneriteti strategjik bëhet fjalë, Filipçe sqaroi, se është folur për kapacitetet të cilat i ka instituti “Torllak” për prodhimin në nivel mujor, pasi të fillojë me prodhimin si edhe për vlerësimet për nevojat e Serbisë dhe vendet e fqinjësisë.

“Vlerësoj se kapaciteti prodhues do të jetë i mjaftueshëm, momentin e parë të radhës kur të kemi nevojë për vaksina, t’i sigurojmë nga instituti “Torllak”. Në këtë mënyrë, në pajtim me atë se si do të zhvillohet pandemia dhe rekomandimet për vaksinim dhe nëse eventualisht do të duhej edhe doza e tretë mbase kjo vaksinë do të bëhet sezonale, të sigurojmë burim stabil dhe të sigurt prej ku do të mund të marrim vaksina”, deklaroi Filipçe.

Lidhur me atë nëse kjo marrëveshje strategjike, do t’i prishë marrëdhëniet me prodhuesit e tjerë, Filipçe tha se në këtë moment tashmë kemi porositur sasi të mjaftueshme të vaksinave prej më shumë prodhuesve, të cilat janë të nevojshme që të arrihet përqindja e dëshiruar e imunizimit të popullatës. bs/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail