Kuvendi do ta mbajë seancën e 39-të

Shkup, 21 prill 2021 (MIA) – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të Veriut është planifikuar sot të mbajë seancën e 39-të, në rendin e ditës të së cilës është propozim-ligji për miratimin e vazhdimit të periudhës së krizës në një pjesë të vendit për shkak të rrezikut të lartë nga vëllimi i shtuar i hyrjes dhe tranzitit të migrantëve dhe për mbrojtjen e shëndetit publik nga migrimi i paligjshëm në kushtet e KOVIDIT dhe parandalimi i përhapjes së tij.

Para deputetëve, si pikë e fundit, është interpelanca për punën e ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski të paraqitur nga Ziadin Sela, Afrim Gashi, Skender Rexhepi, Elmi Aziri, Syrija Rashidi, Halil Snopçe, Ilire Dauti, Safije Sadiki Shaini, Adnan Neziri, Abdulla Saliu, Artina Qazimi dhe Hysni Ismaili.

Në seancë janë edhe më shumë propozim-vendime, si dhe propozim-ligje për ndryshime dhe plotësime në zgjidhjet ekzistuese ligjore. bs/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail