KSHZ: Rezultatet mblidhen dhe publikohen në ueb aplikacionin

Shkup, 18 tetor 2021 (MIA) – Procedura e mbledhjes së rezultateve ende vijon dhe siç përfundojnë Këshillat zgjedhor me mbledhjen e rezultateve ata vendosen në ueb aplikacionin. Deri tani kemi marrë rezultate nga 1662 vendvotime për kryetarë komunash nga gjithsej 3.480 vendvotime ose 47.76 për qind, ka informuar kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Për Këshillat e komunave, ka thënë Dashtevski kanë arritur rezultate për 1.595 vende, nga 3.489 vendvotime ose 45,83 për qind. Për kryetar të Qytetit të Shkupit kanë arritur nga 685 vende, ose 17.66 për qind dhe për Këshillin e Qytetit të Shkupit kanë arritur 117 rezultate, gjithsej vendvotime 685 dhe 17,8 për qind.

“Tani në moment të fundit më kanë sjell përqindje të re për kryetar të Shkupit. Këtu në përqindje kemi Petre Shilegov 35,26 për qind, Danella Arsovska 38,15 për qind, por numri i të dhënave të përpunuara ende është i vogël. Për Këshillin e qytetit të Shkupit kemi rezultate jo të mjaftueshme”, ka thënë Dashtevski.

Në KSHZ gjatë ditës së sotme kanë arritur 286 ankesa për mbrojtje të të drejtës zgjedhore ku 217 janë pranuar, 19 janë refuzuar, 34 të pabazuara që pas kontrollit të kryer është konstatuar se personat ekzistojnë në listën zgjedhore, ndërsa 16 ankesa janë në proces të përpunimit.

Dashtevski ka thënë se në KSHZ vazhdimisht arrijnë të dhëna të reja nga votimi.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për daljen, Dashtevski tha se ende nuk ka të dhëna përfundimtare.

“Supozoj se ajo është kah fundi pasi Këshillat zgjedhor i dërgojnë në KKZ ashtuqë duhet të arrijnë më shpejtë rezultatet”, ka thënë Dashtevski. fab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail