Osmani: Rezoluta e Parlamentit bullgar në mënyrë afatgjate do ta bllokojë procesin evropian



Shkup, 24 qershor 2022 (MIA) – Dy fjalë qëndrojnë mes suksesit dhe disfatës së bashkimit Evropian në rajon. Fjala “protokoll” në kornizë, si paradigmë e çështjeve historike, ndërsa fjala “hapje” në paragrafin gjashtë të konkludimeve të këshillit, kumtoi sot në Fejsbuk ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Që të dyja fjalët nuk janë në propozimin francez si zgjidhje përfundimtare por janë vendosur (disa prej tyre edhe në thonjëza), si çështje për të cilat nuk mund të arrihet pajtueshmëri për shkak të pozicionit të Republikës së Bullgarisë”, thekson shefi i diplomacisë në kumtesë.

Ai thekson se miratimi i sotëm i rezolutës në Parlamentin bullgar, në të cilën potencohen mu këto dy çështje do ta bllokojë procesin afatgjatë evropian dhe njëherit do t’i paralizojë instrumentet nga marrëveshja për miqësi në afat të gjatë.

“Kryesimi francez ishte mjaft i kujdesshëm gjatë përpilimit të tekstit, duke pasur kujdes ndjeshmëritë e të dyja palëve dhe prandaj çështjet të cilat nuk ishin të pranueshme për ne i vendosi si propozime të padefinuara (në thonjëza) në mënyrë që të potencojë se ato janë çështje të cilat nuk janë zgjidhur. Që këtej, ne vetëm mund ta falënderojmë kryesimin francez por duhej ta refuzojmë propozimin e tyre në formë të këtillë, mu për shkak të pjesëve në të për të cilat pala bullgare pa kurfarë argumentimi nuk tregoi mirëkuptim”, shtoi Osmani në kumtimin e tij në Fejsbuk.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail